Lifestyle

A janë shtuar vërtet homoseksualët?

Rreth një e katërta e burrave thonë se kanë patur eksperienca seksuale me një mashkull tjetër, por, vetëm, një numër fare i vogël i tyre, e identifikojnë veten si homoseksualë

Një studim i fundit që përdori tre karakteristika: dëshirën seksuale, preferencat seksuale të vetë-raportuara dhe sjelljet seksuale, si tre karakteristika të marra sëbashku për të përcaktuar homoseksualitetin dhe biseksualitetin, tregoi se vetëm 2.4% e burrave dhe 1.3% e grave janë homoseksualë ose biseksualë.

Po qe se si kriter përdoret vetëm një nga këto karakteristika, atëherë, 10.1% e burrave dhe 8.6% e grave kualifikohen si homoseksualë.

Në periudhën midis viteve 1988 dhe 1998 ishin të shumtë ata njerëz, burra dhe gra, që raportuan marrëdhënie seksuale me partnerë seksualë të të njëjtit seks, gjatë një viti.

Për këtë trend ka dy shpjegime që kanë kuptim dhe të dyja përfshijnë rritjen e pranimit shoqëror për homoseksualët :

Shpjegimi i parë. Numri i njerëzve që kanë partnerë me të njëjtin seks mund të jetë rritur nga që njerëzit ndjehen më të lirë të veprojnë sipas tërheqjes së tyre, pra me partnerë me të njëjtin seks.

Shpjegimi i dytë. Numri mund të ketë mbetur po ai, por tani, më shumë njerëz janë të gatshëm të pranojnë partnershipin me seksin e njëjtë.

Në një studim të sponsorizuar nga organizata politike People for American Way, u dëshmua se mbi 50 përqind e të pyeturve pranuan, se marrëdhëniet seksuale me anëtarë të të njëjtës gjini, “gjithnjë janë një gjë e gabuar”.

Por, me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë njerëz, arrijnë të kuptojnë atë që biologët e kanë ditur me shekuj përpara: shprehja seksuale ka shumë forma të ndryshme, midis të gjitha qenieve të gjalla, përfshi edhe njerëzit.

Qeniet njerëzore nuk mund të zgjedhin vetë për të qenë gay ose të drejtë. Për shumicën e njerëzve, orientimi seksual ndihet që në adoleshencën e hershme, kur të rinjtë e të rejat, akoma, nuk kanë patur eksperienca seksuale.

Ndërkaq, është në vullnetin e gjithkujt të zgjedhë në se do të veprojmë sipas ndjenjave që ka. Por një gjë duhet kuptuar mirë, se orientimi seksual, i cilës do natyrë të jetë ai, hetero ose homoseksual, ai nuk është një zgjedhje e ndërgjegjshme, që mund të ndryshohet me vullnet.

Terapitë e “Riorientimit”, “rregullimit” ose “konversionit”, që ofrojnë predikues dhe grupe konsulentësh, duket se nuk janë shumë të suksesshme.

Sipas Associationit Psychiatric American, terapia reparative ka shumë rreziqe potenciale, siç janë: depresioni, ankthi, dhe sjellje vetë-shkatërruese. Profesionistët e shëndetit mendor mendojnë, se përpjekjet për të ndryshuar orientimin seksual mund të ndezin vetë-urrejtjen. /dita

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *