Ekonomi, Lajmi kryesor

BE-ja ’zgjidh’ thesin, miliona euro projekte në Shqipëri

Rruga drejt Bashkimit Europian nuk është vetëm lufta ndaj krimit dhe korrupsionit…pike se pari, do të duhet te sillemi dhe t’i trajtojmë të tjerët si të tillë. Dhe kjo nis që nga sportelet e shtetit, që duhet të ofrojnë standarde evropianë. Bashkimi Evropian ka investuar miliona euro për zyrat e punës në mbare vendin, investim që pritet të vijojë deri në vitin 2020

Për të parë nga afër investimet e bëra, delegacioni i Bashkimit Europian në Tirane, se bashku me nje grup gazetaresh nga Tirana u nisen drejt Kavajës. Edina halapi, koordinatorja e projektit te menaxhimit EUD, zbulon shifrat.

Kjo që shihni është një nga zyrat e financuar nga BE, si pjese e programit te punësimit. Ne dy vite do te riorganizohen 26 zyra. Kjo mbështetje jepet mbi performancen dhe plotësimin e disa kushteve lidhur me strategjinë për kualifikimet profesionale.

Mbështetja do te zgjasë 3 vjet dhe do te këtë 28 mln euro. 12.3 mln euro janë lëvruar, pasi ka përfunduar puna, dhe ne dy vitet e ardhshme do te behet riorganizimi I zyrave të punës, trajnimi profesional. Në Kavajë na mirëpriti edhe zv. drejtorja e zyrës se punës Brikena Nallbani, e cila u ndal te statistikat në rang vendi.

Ne zyrën e punës se Kavajës, papunësia ka trend uljeje sipas te dhënave zyrtare, dhe nga janari ne tetor te këtij viti, është punësuar rreth 15 % e atyre qe kane trokitur ne ketë zyrë.
Gazetaret u njohën me ambientet e reja te zyrës se punës, qe tashme ofronin përveç shërbimeve te standardizuara, dhe vetëshërbimin online apo stendat me njoftimet e afishuara…

Pasi lemë Kavajën, nisemi drejt Lushnjës, qyteti i parë ku është hapur këndi i BE. Me një buxhet prej 799,000 Eurosh, këto “Sportele të BE-së” do t’u mundësojnë mbështetje bashkive që të forcojnë kapacitetet e tyre, të rrisin dhe të përhapin informacion mbi BE-në, si dhe mbi përfitimet e saj në nivel vendor.

“Ky është këndi i pare i BE qe është i hapur ne Lushnjë. Ne synojmë te hapim kënde te tilla ne te gjitha bashkitë. Plani është qe deri ne fund te vitit 61 bashkitë te kenë këndet e tyre. Këto janë zyra ne te cilat do te punojnë persona qe janë te specializuar për çështje te BE, te cilët do te jene ne dispozicion jo vetëm te bashkisë, por edhe te qytetareve, dhe do te ofrojnë njohuri mbi mënyrat se si mund te përdoren fondet e BE.

Ne besojmë se është shume e rëndësishme qe bashkitë janë bere pjese e procesit te decentralizimit. Ato kane marre shume kompetenca te reja dhe me afrimin e Shqipërisë ne BE, do te behën te përdorshme shume fonde te tjera. Ndaj, Shqipëria duhet te dije ti perdore ato”- shprehet Orlando Fusco, përfaqësues i projektit te menaxhimit per qeverisjen lokale.

E hapur me 11 tetor të këtij viti, ne EU Desk apo në këndin e BE, kane nisur të shfaqen interesimet e para. Lushnja, duke qene e njohur për prodhimin e saj bujqësor, ka një mundësi te artë për të nxitur fermerët të trokasin në këndin e BE pranë bashkisë, për të përfituar fonde e për ti investuar ato ne kultura te ndryshme që prodhojnë. Të njëjtën thirrje e bën edhe nënkryetarja e bashkisë se Lushnjës, Teuta Korreshi.

Pas Lushnjës, turi i gazetareve iu drejtua një tjetër destinacioni, ku Bashkimi europian ka hapur thesin me gati një milion euro. Behet fjale për “Rehabilitimin e Manastirit të Shën Mërisë dhe arkitektura e peizazhit në Apoloni-Fier”.

Sipas statistikave të marra nga Ministria e Kulturës numri i vizitorëve për periudhën janar –gusht ishte si vijon:
2013: 7,441 vizitorë
2014: 15,254 vizitorë
2015: 20, 967 vizitorë
2016: 16,857 vizitorë
2017: 21,117 vizitorë

Numri i vizitorëve pritet të rritet shumë me përfundimin e punimeve për ndërtimin e Baypassit Fier dhe rrugës që do të lidhë Parkun e Apolonisë me Bajpasin Fier. Pasi siç mund ta shihni në pamjet e filmuara rruga që të çon drejt këtij siti kaq te rëndësishëm, është komplet e degraduar, dhe e lenë në mëshirë te fatit nga instancat lokale dhe qendrore.

Po ne Fier, delegacioni i Bashkimit Europian ka kontribuuar për projektin e Furnizimit me ujë i mbështetur nga granti IPA 2010 prej 15, 4 milion Euro. Qëllimi i programit është sigurimi i një furnizimi të sigurt dhe higjienik me ujë për popullsinë e qyteteve të programit me mbulim të kostos dhe tarifave të përballueshme nga ana sociale, si dhe të sigurojë zgjidhje higjienike të përshtatshme përmes largimit të ujërave të zeza. Në përgjithësi, mbështetja e BE-së për sektorin e ujit gjatë periudhës 2007-2015 i kalon 110 milion eurot, nga të cilat 40% janë deleguar tek partnerët të tjerë të zhvillimit dhe nga të cilat 84 milionë euro i janë kushtuar sistemit të kanalizimeve. Asistenca teknike për sektorin e ujit arriti në 2.2 milionë euro.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *