Lifestyle

Ja si oligarkët i shfrytëzojnë femrat për një grusht para (video)

Çfarë mund të blesh sot me para? Nipi i pasur i një oligarku në Rusi ka hapur një kanal në “YouTube” dhe videot e tij klikohen miliona herë. Qëllimi i tij është të tregojë se si mund të poshtërohen njerëzit për një grusht me të hollash

Adoleshenti Grigory Mamurin thotë se, qëllimi i tij është të ekspozojë ‘brishtësitë e natyrës njerëzore’. Ndërkohë të tjerët thonë se ai është një fëmijë i llastuar. Në videot e tij mund të shohësh se çfarë mund të bëjnë njerëzit për të fituar para, që nga ekspozimi i trupit e deri tek negociatat e njërit për të ‘shitur’ të dashurën e tij për seks për një shumë prej 2 mijë eurosh.

Pavarësisht se çfarë propagandon Kremlini dhe Kisha Ortodokse Ruse, shkruan Spiegel, jeta e natës tregon se morali konservator seksual nuk ka më vend në Rusi. Shumica e klubeve më të mira të natës në vend ofrojnë kërcime erotike për vetëm 20 euro dhe nëse përfshihet seksi, çmimi shkon në 80 euro. Spiegel sjell edhe fotot e mësipërme nga jeta e çmendur e natës në Rusi.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *