Lajme, Lajmi kryesor

Ja si e tradhtuan Adem Jasharin komandantët e “Rogenerit”! (video)

Dëshmia tronditëse e sjellur për klanin “Pronto” dhe ish Shtabin e “Rognerit” nga dikur miku i tyre gazetari Milaim Zeka, ka lëkundur përfundimisht besimin tek ky grup, që më shumë se gjithçka tjetër ishte kriminal

I pari që duhet të jap përgjegjësi për tradhtinë ndaj Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tij, është ish kreu i SHIK-ut Kadri Veseli, tani kryetar i Kuvendit, i cili së bashku me Azem Sylën, tani më i burgosur për abuzime me ligjin, sipas dëshmisë së Zekës, armët e blera nga fondet e luftës nuk i kishin futur fare në Kosovë, madje si duket as që ishin blerë armët për të cilat kishte zotim, por në vend të armëve, Shtabi i UÇK-së kishte bërë qejf, dhe nuk dihet se ku i ka investuar paratë e panumërta.

Sipas dëshmisë në takimin e mbajtur në Gjermani me familjen Jashari, të prirë nga Rifat Jashari, vëllai i Adem e Hamëz Jasharit, nga bijtë e tyre Lulzim Jashari, Bekim dhe Murat Jashari, dhe në anën tjetër Kadri Veseli me Azem Sylën, si dhe Ramiz Lladrovci e ndonjë tjetër, familja Jashari u kishte kërkuar llogari se pse nuk i ishin dërguar armët e zotuara Ademit, që si pasojë pat pamundësinë e mbrojtjes së familjes, dhe pa bërë luftën e njëmendët për të cilën ishte zotuar, si udhëheqës i UÇK-së. Për të shpëtuar të zënë ngushtë nga akuza për tradhti, dhe rreziku për diskreditim për Shtabin e Rognerit, Azem Syla, sipas gazetarit Zeka, e kishte fajësuar Rexhep Selimin për tradhti, sepse ai ishte personi që nuk ia kishte dërguar armët. Por, në fakt sipas Zekës, armët nuk ishin blerë dhe ky ishte një mashtrim tjetër.

Rifat Jashari u kishte kërkuar gjaqe borxh, për gjysmën e njerëzve të vrarë nga Millosheviçi, pasi terrori nuk do të kishte qenë i atyre përmasave, sikur Ademi të kishte pasur armatimin e duhur.

Kjo dëshmi vërteton katërçipërisht se Shtabi i Rognerit, në krye me Azem Sylën, Xhavit Halitin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin etj., dhe me ushtarët-grupet që i kontrollonin në terren e kishin tradhtuar Adem Jasharin, para se ai të rrethohej nga forcat serbe, ndërsa kulmi i kësaj tradhtie, arrin kur asnjë nga ushtarët e këtij formacioni gjatë tri ditëve të rrethimit nuk do ti shkojë në ndihmë, as ata që në luftë dhe pas luftës mbanin poste komandantësh si Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Nuredin Lushtaku dhe të tjerë.

Po ashtu Zeka dëshmoi se Shtabi ka përfituar miliona, jo vetëm nga Fondi “Vendlindja thërret”, por duke marrë para edhe nga Bujar Bukoshi, Xhavit Haliti, Azem Syla e Rexhep Selimi.

Po ashtu, Zeka ka përmendur disa krime makabre, dhe sjellje që pashangshëm kanë çuar në dështimin e këtij formacioni, duke përzënë figura dhe personalitete ushtarake si Bekim Berisha –Abeja, dhe plotë të tjerë, duke përndjekur luftëtarët dhe duke tmerruar shqiptarët besnik të Rugovës, madje duke mos i lënë të futeshin në luftë jo vetëm këta, por edhe ata që nuk deklaroheshin hapur se ishin në mbështetje të tyre.

Por, çfarë dëshmish të tjera ka familja Jashari, që prej kohësh përflitet se ka aq dëshmi, të cilat janë diskredituese, sa që do të shkatërronin gjithë klanin tani më të njohur si “Pronto”.

Burime të ndryshme, përveç Milaim Zekës e konfirmojnë një gjë të tillë. Pse nuk publikohen tashmë disa vjet në pritje?!

E para pengesë duket të ketë qenë miqësia e gjatë me anëtar të familjes Jashari, dhe disa nga informacionet mbase kanë dashur më shumë kohë për filtrim. Dhe tani duket se ka ardhur momenti final, ndërkohë, që rrënimin më të madh grupit “Pronto”, do t’ia bëjë Gjykata speciale kur do ti arrestojë kokat kryesore të grupit dhe të krimit të organizuar në Kosovë.

Familja Jashari do të ishte mirë të deklarohej, se Adem Jashari ka luftuar për tërësinë tokësore të Kosovës, dhe jo për krahina apo pjesë të saj, prandaj asnjë qeveri nuk mund ti dhurojë tokë Malit të Zi. Gazeta SHQIPTARI

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *