Kulturë, Lajmi kryesor

Ja sesi punon Akademia e Shkencave e Shqipërisë kundër gjuhës shqipe

Nga Agron Dalipaj

Anila Omari, antare e Akademisë së Studimeve Albanologjike, megjithse ka botuar një libër me 1000 fjalë që shqipja ja paska huazuar serbishtes, në po atë libër ajo nuk ka bërë etimologjinë e asnjë fjale të vetme. Thjesht ka sjellë referencat e gjuhëtarëve sllavë e filoserbë dhe libri i saj u shërben statistikave serbe dhe krejt në kundërshti me shkencèn dhe interesat shqiptare. Detyra e saj, nën petkun e një akademikeje ka qenë pikërisht të legjitimojë huazimet serbe në gjuhën shqipe.

Asnjë rast në botë nuk njihet që një gjuhëtar të sistemojë huazimet e paqena e gjuhës së tij në një libër për të treguar se gjuha e tij është e dobët dhe këtë t’ja dhurojë armikut të tij shekullor kombëtar siç bën Omari me raportin shqiptaro serb në marrdheniet gjuhësore. Vlen të theksojmë se ajo nuk na nxjerr asnjë studim për statistika të referuara për fjalët që serbishtja ia ka marrë shqipes. Duket se angazhimi i saj ka qenë i përcaktuar qëllimisht vetëm në kahjen që gjuha shqipe të tregohet inferiore ndaj serbishtes.

Ndërkaq, edhe pse libri quhet “Marrdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe” ajo nuk e përligj fjalën “marrdhënie”, pasi në libër trajton vetëm fjalët ,që sipas saj, shqipja i ka marrë serbishtes. Po që i ka dhënë, pse nuk referon zonja e zezë e albanologjisë?! Librit të saj anti shkencor e me pasoja të rënda ndaj kombit shqiptar i duhej një suport akademik në formën e një recezence akademike. Dhe ja ku del në skenë akademiku i parafinosur ala serbisht, Kolec Topalli. Shihni se çka shkruan Topalli në kopertinë e pasme të librit të Omarit:

“…Duke ndjekur kriteret e studimeve etimologjike, ku një vend të veçantë zë historia e fjalës dhe dokumentimi i saj, autorja shfaqet si një studiuese e aftë në fushë të etimologjisë, dialektologjisë, historisë së gjuhës, gramatikës, fonetikëz, sllavistikës…. Ajo ka shfrytëzuar mirë jo vetëm të dhënat e studiuesve që kanë botuar vepra e artikuj në këtë fushë, por ka bërë edhe vetë hulumtime në terren me ekspedita dialektologjike, nëpërmjet të cilave ka gjetur mjaft huazime të paregjistruara më parë”. (akademik K. Topalli).

Pra, sipas Topallit del se Omari paska vlerën se paska gjetur huazime nga serbishtja “të paregjistruara më parë”. Kaq mjafton se zonja Omari e ka patur impenjim gjetjen e sa më shumë huazimeve serbe në shqip dhe këtu ajo ua ka kaluar me statistikë të gjithë albanologëve sllavë!! E bukur akademike që kemi!

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *