Lajme, Lajmi kryesor

Ja se çfarë bëntë me shqiptarët babai i Aleksandër Lumezit në kohën e Serbisë

Publicistja Kimete Berisha e cila është mjaft aktive me shkrimet e saj në rrjetet sociale, ka folur së fundi për kryeprokurorin Aleksandër Lumezin dhe babain e tij. Ajo përmes një postimi në Facebook ka reaguar për punën që sipas saj, bënte me shqiptarët, babai i kryeprokurorit të shtetit. Kujtojmë se Lumezi së fundi është akuzuar për falsifikim të provimit të Jurisprudencën, gjë të cilën e ka mohuar ai

Ja postimi i plotë:

Aleksandri nga Jerusalemi!

Babai i Aleksandër Lumezit, si kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës në kohë të Serbisë, ka larë lesh në shqiptarët.

Në mesin e ish punëtorëve të sistemit komunist jugosllav, ndaj të cilëve deputeti Nait Hasani ka bërë kallëzim penal në prokurorinë vendore dhe në atë të EULEX-it (më 2010) është edhe Nikë Lumezi, për punën e tij gjigande kundër shqiptarëve.

Nikë Lumezi është njëri nga bashkëpunëtorët e regjimeve të huaja antishqiptare që kanë bërë krime kundër njerëzimit në periudha të ndryshme kohore, që nga viti 1945 e deri në fund të vitet e 90-ta.

Prokuroria e vendit e as EULEX-i nuk u morën me kallëzimin penal të Nait Hasanit.

Shqiptarët s’ishin të gatshëm t’i hapnin dosjet, sepse nuk i pyeste kush, dhe sepse dosjet ishin në duart e kriminelëve, të cilët tregtuan me to, përfituan nga to, shantazhuan me to, e blen pafajësinë me to dhe në fund i redaktuan ato.

Ndërkohë, UNMIK-u i pari, i zgjodhi me kokallë për bashkëpunëtorë të tyre vetëm bashkëpunëtorët shqiptarë të regjimit serb, e pastaj edhe vet shqiptarët, të lodhur dhe nën presion ndërkombëtar, u bën një me ta.

Shqiptarët nuk e paragjykuan djalin e Nikë Lumezit, përkundrazi, i besuan dhe e bën Kryeprokuror të Kosovës.

Nëse deri sot askush nuk e ka marrë seriozisht kallëzimin penal të Nait Hasanit dhe askush nuk është marrë me veprimtarinë antishqiptare të Nikë Lumezit, s’ka nevojë të merret seriozisht as mashtrimi i Aleksandër Lumezit me provimin e tij të jurisprudencës.

Së paku Aleksandri nuk e ka çu asnjë të pafajshëm të kalbet në burgun e Goli Otokut dhe nuk ka marrë pjesë në vrasjen e të riut nga Vushtrria, të cilin gjyqtarët shqiptarë (që edhe sot të shesin mend dhe luajnë rol), në bashkëpunim

me serbët e dënuan me vdekje në vitin 1982 dhe kurrë nuk iu ditë varri.

Ironia më e madhe këtu është se ‘syri i tretë’ i qeverisë së Ramushit, e bëri Lumezin Kryetar të Komisionit për provimin e Jurisprudencës, një ditë pasi i doli fjala se Kryeprokurori e ka falsifikuar provimin e tij të jurisprudencës.

Ku me gjetë se kush është Zymer Krasniqi, i shkreti, të cilit Aleksandër Lumezi ia vodhi provimin e Jurisprudencës dhe mbi emrin e tij, e shkroi emrin e vet. Ashiqare po shihet në dokumente falsifikimi.

Ky lëre hajn e mashtrues, po u zbulua që është edhe i cekët dhe naiv që i shihet falsifikimi nga helikopteri.

Djali i babit, u mësu pa u gërrzhit, sefa, ku rafsha-mos u vrafsga, në shpinë të shqiptarëve t’shkretë, pare po, ‘Zymerin’ për me sakrifiku-po, krejt të gatshme, pa punu kurrë një punë në jetën e tij.

P.S. Aleksandër Lumezi u lind në Jerusalemin e PDK-së (në Prizren), ndërsa askush ende nuk e ka zbuluar obsesionin misterioz të kësaj partie me Prizrenin.

Askush nuk e di se për cilin Jerusalem e ka fjalën Kadri Veseli kur e quan Prizrenin-Jerusalem.

Sepse ekzistojnë dy Jerusaleme.

A e ka fjalën për Jerusalemin lindor, kryeqytetin e Palestinës, apo për Jerusalemin e Izraelit (kryeqytet), se nëse e ka përzier Palestinën me Turqinë, mos vet.

Nëse sipas Kadri Veselit, Prizreni, sikurse Jerusalemi, është kryeqytet i dy shteteve, vaj medet…!

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *