Sport

Ja sa do të përfitojnë Nora dhe Distria për medaljet e fituara

Sukseset e xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare vazhdojnë të jenë shumë të mëdha, ndërsa pas miratimit të rregullores edhe shpërblimet për sportistët që i arrijnë ato janë të konsiderueshme

Gjatë ditës së sotme Kosova i ka fituar dy medalje në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Tel Aviv. Nora Gjakova është stolisur me medaljen e artë në kategorinë -57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi e fitoi të argjendtën në -52 kilogramë.

Për këtë sukses, Gjakova do të shpërblehet me 20 mijë, ndërsa Krasniqi me 14 mijë euro. Sipas rregullores, trajneri i sportistit që fiton medalje shpërblehet me 50 për qind të vlerës që e merr sportistit, që do të thotë se trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, do të shpërblehet me 10 mijë euro për medaljen e Norës dhe me 7 mijë për medaljen e Distrisë, pra me 17 mijë euro në përgjithësi.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *