Lajme, Lajmi kryesor

Izraeli mirënjohje ndaj Trumpit. Në Turqi nisin protestat

Pas vendimit të Trump se SHBA-të e njohin Jerusalemin si Kryeqytet të Izraelit, reagim të menjëhershëm pati Kryeministri i këtij shteti Benjamin Netanyahu. Në Turqi nisin protestat kurse Organizata palestineze Hamas ka deklaruar se Trump hapi portën e ferrit

Në një deklarim të tij, ai e ka quajtur ditën e mërkurë historike si dhe vendimin e presidentit amerikan e sheh si hap të rëndësishëm për paqe në mes të dyja vendeve.

Ndërkohë udhëheqësit arabë dhe evropianë kanë paralajmëruar se vendimi i presidentit amerikan rrezikon seriozisht të dëmtojë çfarëdo inciative paqësore në të ardhmen, e madje edhe të nxiste një valë të re të dhunës në rajonin e paqëndrueshëm të Lindjes së Mesme.

kurse në ANkara të Turqisë qytetarët kanë filluar të mbledhë para ambasadës Amerikane në Stamboll pas vendimit të Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përmes një konference më herët e ka njohur zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Njoftim ky që pritet të shkaktojë trazira në të gjithë Lindjen e Mesme. Trump do të udhëzojë Departamentin e Shtetit për të filluar procesin shumëvjeçar të lëvizjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në qytetin e shenjtë.

kurse Organizata palestineze Hamas ka reaguar ndaj vendimit të shefit të shtetit amerikan për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Organizata ka deklaruar pak kohë pas këtij vendimi se Trump me ndërmarrjen e këtij hapi “ka hapur portën e ferrit”.

Presidenti i SHBA, Donald Trump e shpalli Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke treguar në fillim të një qasjeje të re të konfliktit izraelit-palestinez.

Përveç kësaj, Trump ka treguar gjithashtu se SHBA do të transferojë ambasadën nga Tel Avivii në Jerusalem, por se SHBA ende mbështesin “dy zgjidhje shtetërore”.

Në bazë të planit të OKB-së në vitin 1947 parashikohet ndarja e Palestinës në tre entitete: shtetin hebre dhe një shtet arab, dhe se Jerusalemi të jetë një “corpus separatum” (trup i veçantë, entitet), nën një regjim të veçantë ndërkombëtar.

Plani u pranua nga udhëheqësit sionistë, por udhëheqësit arabë e kundërshtuan atë. Pas përfundimit të mandatit të Britanisë së Madhe mbi Palestinën, Izraeli shpalli pavarësinë në maj 1948, me Jerusalemin perëndimor si kryeqytet të tij, ndërsa Jerusalemi lindor ishte i kontrolluar nga Jordani.

Izraeli e mori pjesën lindore të Jerusalemit në luftën gjashtë ditore në vitin 1967. Në bazë të ligjit të vitit 1980, Jerusalemi u bë kryeqyteti “i përjetshëm” i Izraelit.

Autoriteti Palestinez ka ndërmend megjithatë të deklarojë Jerusalemin Lindor kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm, Palestinës së pavarur që do të përfshinte Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Kongresi i SHBA në vitin 1995 miratoi “Aktin për ambasadën e Jerusalemit” përmes të cilit fton qeverinë e saj për të zhvendosur ambasadën në Jerusalem, kryeqyteti i shtetit të Izraelit.

Ligji është i detyrueshëm, por ka një klauzolë që lejon presidentët amerikanë të shtyjnë aplikimin e tij për një vit e gjysmë.

Bill Clinton, Georg Bush i Riu dhe Barack Obama sistematikisht e shtynë vendimin për zhvendosje çdo gjashtë muaj.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *