Lajme

Ivica Daçiç: Mos luani me nervat dhe muskujt e Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur me tone të ashpra kundër vendeve që, sipas tij, hapën kutinë e pandorës duke njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas Daçiqit, këto vende janë hipokrite pasi pranuan të njohin shkëputjen e Kosovës ndërsa sot shprehen kundër ndryshimit të kufijve

Duke folur në një konferencë për shtyp me drejtoreshën e Informacionit të Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, Daçiç u shpreh se propozimi i presidentit Aleksander Vuçiq për vendosjen e kufirit ishte dëshire për arritjen e një kompromisi.

“Ata e rrëzuan kufirin tonë dhe tani kujtohen se kufijtë nuk mund të ndryshohen. Ju hapët kutinë e Pandorës dhe tani për këtë nuk mund të flitet përsëri. A nuk keni turp, ju hipokritë?” – u shpreh Daçiq.

“Për çfarë kufiri po flisni, kufiri midis Kosovës dhe Serbisë dhe kush e ka verifikuar atë kufi? Ata që ndihmuan Kosovën të bëhen të pavarur tani flasin për asnjë ndryshim të kufijve”, tha Daçiq.

“Gjithkush kujtohet se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve sipas parimit etnik,” – vazhdoi ai dhe me ironi pyeti nëse UÇK-ja (“Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, një formacion sipas tij separatist) ishte një organizatë multietnike që luftonte për një Kosovë multietnike.

“Për ata që mendojnë se jemi të dobët kur tregojmë dëshirën për një kompromis, u them: mos luani me nervat dhe muskujt e Serbisë.” – u shpreh Daçiç.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *