Kulturë

Ismail Kadare nderohet me çmimin “Nonino 2018”

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është nderuar me çmimin “Nonino 2018” në Itali. Juria e licensuar nga Nobel ka dorëzuar çmimin me motivacionin se Kadare është i dashur dhe kritik me popullin e tij

Poeti dhe romancieri shqiptar është fituesi i edicionit të këtij viti të çmimit “Nonino”, në edicionin e 43 në Udine të Italisë. Çmimi u jepet personazheve me emër të kulturës botërore nga një juri e licensuar nga akademia Nobel.

Ndërsa çmimi “Nonino”, me motivacionin e një mjeshtri bashkëkohor, i është dhënë filozofit italian Giorgio Agamben, krijues i konceptit “Homo Sacer” – qënie njerëzore, jeta e të cilit është e shenjtë.

Ceremonia për ndarjen e çmimeve do të zhvillohet në distilerinë “Nonino di Ronchi di Percoto” në Udine, në 27 janar.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *