Lajme, Lajmi kryesor

Ish-truproja i Azem Hajdarit: Tregon kush e helmoi Ibrahim Rugovën!

Në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Shqiptarja.com”, Marjan Gryka ish-truproja i Azem Hajdarit, njëherësh dhe kreu i shoqatës me emrin e Liderit të Dhjetorit, hap dhe më tej dosjen e zezë të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, teksa e akuzon se është njeriu që ka helmuar liderin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe vrau Azem Hajdarin

Gryka thotë se shkaku i helmimit të liderit të Kosovës Rugova dhe vrasjes së liderit të dhjetorit Hajdari ishte zbulimi nga ana e tyre e dosjes së Berishës si spiun i UDB, dosje të cilën Presidenti i asaj kohe kishte tentuar me të gjitha mënyrat që ta eliminonte apo ta fshihte.

Por që ish-badigardi i Hajdarit thotë se ishte një person atdhetar, por i frikësuar për jetën e tij dhe të familjes, ai që ia vuri në dispozicion Azemit që ishte në atë kohë kreu i komisionit parlamentar të Rendit dhe SHISH, në këmbim të katër pasaportave me viza për në SHBA.

Vetë Gryka është kujdesur për ta dërguar deri në aeroportin e Rinasit nën masa të forta, për ta mbrojtur nga çdo tentativë për eliminimin e tij nga njerëzit e Berishës nëse do të ishin në dijeni.

Gryka thotë se kjo e vërtetë filloi të përhapej për të bërë bujë kur Hajdari me Rugovën e dërguan te një gazetë që të botohej kjo dosje, dhe pasi doli Saliu u tërbua.

Pas këtij momenti, sipas ish-truprojës së Hajdarit dihet publikisht debati i ashpër mes Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës, ku Rugova i tha hapur se “ti je agjent i Serbisë dhe emisar i Ramiz Alisë”.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *