Lajme

Irritimi nga mandati i tretë, protesta në Hungari kundër Presidentit Orban

Pak ditë pas fitores së mandatit të tretë, qeveria e Viktor Orban në Hungari është përballur me protesta të shumta e masive

Protestuesit të cilët mbanin në duar flamuj të Hungarisë dhe Bashkimit Evropian, kanë mbajtur parulla kundër kryeministrit Orban, të cilin e konsiderojnë si autokrat dhe anti-europian.

Protestat u organizuan me moton “Jemi shumica– Lufta për demokraci”. Protestave iu bashkua dhe opozita, cila prej vitesh shfaq dobësi dhe mosorganizim të duhur për t’u përballur me pushtetin e Viktor Orban, i cili si avantazh kryesor ka rritjen ekonomike.

Në zgjedhjet e para një jave, koalicioni Fidesz-KDNP i Orban fitoi 48 për qind të votave. Brukseli e konsideron Orban si “delen e zezë”, pasi vitet e fundit politika e tij ka një krahmarrje nga Moska.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *