Lajme, Lajmi kryesor

Inati analfabetik, pseudo-intelektual që mban peng Kosovën

Ne konventen e PDK shume cka ishte pasqyrim i nje shpirtengushtesie, shperfaqje faji qe injorohet me arrogance, dhe manipulim me terma. Dekadat dosido jane te reja por ato nuk jane garancion qe mendimi apo kthjejllja do te ndodhe. Pune per ta

Nga Haki Abazi

Ne kete konvente u rishfaq “margaritari” i PDK, Hajredin Kuqi, njeriu qe u zhduk per nje kohe se bashku me disa figura tjera kryeprotaginistet e PRONTOs. Njeriu qe ja vari Kosoves gjykaten Speciale ne qafe dhe ja lulezoi me fusnoten e Edita Tahirit.

Dy mbijetuan vete-terheqjes, Thaci dhe Veseli- dy anet e medaljes se njejte, karrocieret e vdekjes se shtetit te Kosoves, varremihesit e vlerave dhe ideatoret e sistemit kriminal e korruptues qe po manifestohet me gjendjen e mjere te ne te gjithe sektoret ku ata kane prekur: Diskriminimi ne baza klanore, shkaterrim i sistemit arsimor ne te gjitha nivelet, demtim i rende i mardhenjeve nderkombetare me njohje te stopuara, degradim dhe politizim te sistemit shendetsore, korrupcion ne sherbimet publike perfshire edhe prodhimin e pasaportave, keqperdorim te sistemit te sigurise sidomos te policise dhe sherbimet te intelegjences, degradim te plote te sektorit privat, injorim dhe zhvatje te diaspores. Keta e degraduan deri ne palce Telekomin dhe PTK, shiten distribucionin e energjise elektrike per 26.3 Milion per t’i dhene Limak 84 Milion per 500 metra piste shtese ne aeroportin e Prishtines…

Te gjitha keto jane ato qe shihen e preken, ka nje sere gjerash qe fare nuk shihen por qe perbejen pjesen vitale te anes dhe shendetit financiare te vendit. Per ta mbajtur te mbyllur dhe per te perfituar e kane shkatrruar cdo forme dhe mekanizem shtetrore qe mundet te siguroje transparence e llogaridhenje. Kane shtuar zerat ne sektorin medial per te krijuar zhurme shurdhonjese qe qytetaret te mos kane mundesi te shohin te verteten.

Por ajo qe eshte demi me i madhe, eshte koha e humbur. Vlera e kohes se humbur eshte me miliarda dollare. Po behen 20 vite qe kur keta ne nje forme ose tjeter jane ne pushtet, edhe atehere kur nuk ishin , kane qene ne prapaskenen e sabotimeve dhe orkestrimeve, shantazheve dhe reketimeve nepermejt dores se tyre te SHIK qe edhe sot e kesaj dite nuk lejojne te tregohet se kush jane dhe cfare kane bere apo bejne edhe sot.

Kapaciteti nejrezore qe ka leshuar dhe po leshon Kosoven llogaritet me miliarda euro investime qe do te duhej t’i ktheheshnin Kosoves nga investimi ne ta. Ata sot jane jashte Kosoves dhe po te kishin mundesi edhe te tjeret do te shkonin. Humbja e Trurit te Kosoves eshte realizim i qellimeve te Milloshevicit, ai beri cdo gje qe per 10 vitet e para te okupimit pas suprimimit te institucioneve te rrite tensionin, te vraj aty ketu, te kthej te vdekur ushtaret, qe te rinjet e Kosoves ta leshojne vendin. Ne nje forme tjeter por me rezultate te njejta po e bejne edhe keta.

Ne anen tjeter Kosova bashke me Shqiperine jane bere sot aresyja qe Serbia te jete teme ne Evrope.

Per 20 vite do te duhej jo qe Kosova e Shqiperia te varen nga ajo qe flitet ne Serbi por do te duhej te ishte krejt e kunderta. Edhe sot ish vazalet e Beogradit dhe edhe femijet e tyre qe kane nostalgjine e nje inferioritetit ndaj Serbise vazhdojne te behen sikur Thaci vertet e ka me te drejte definimin e aresyjes pse duhet negociuar, me Serbine. Ata jane bere autoparlantet e Thacit, thuaj se ajo qe thote ” Serbia nuk do ta pranoje Kosoven” na qenka ndonje gje e re. Keshtu Haxhiu e Mailqet… riperserisin aresyetimin banal te Thacit. Po pse duhet biseduar me Serbine, pse thote kush? 700 milion euro import nga Serbia ne vit, krejt cka duhet behen eshte qe per 10 vitet e fundit ne menyre krejt te menqur te zvoglohej defiiti tregetare dhe te rilidhje Kosova me tregun e Shqiperise e pse jo edhe te italise.

Ngritja e e konkurrences ne treg do te ju jepte njerezve edhe opcione edhe rritje kualiteti ndersa ne ane tjeter Serbia do te mendonte mire se cfare ndodhe kur nuk ka treg ne Kosove dhe cfare kualiteti te mallerave po dergon ketu. Por quazi politikanet, quazi intelektualet dhe quazi biznesment per 20 vite e varferuan dhe e helmuan vendin dhe tani duan me cdo kusht te aresyetojne se paskemi nevoje te bisedojme me Serbine. Ne fakt po te silej kushdo tjeter ne kete forme pas asja qe ka bere Serbia ndaj Shqiptareve jam i bindur qe do te arsyejtohej edhe ndertimi i murit pergjate gjithe kufirit me Serbine.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *