Sport

Ilir Latifi la gojëhapur tërë botën (video)

Shqiptari i vetëm që merr pjesë në garat e arteve marciale në ligën më të fortë në botë UFC, ka befasuar të gjithë me përformancën e tij në ndeshjen e fundit duke mposhtur favoritin Ovince Saint Preux,

Latifi në ndeshjen më të vështirë të karrierës së tij ka dhënë përformancën më të jashtëzakonshme duke befasuar të gjithë dhe “vënë në gjumë”, artistin e gijotinave OSP. Kur kishin kaluar vetëm një minutë e 14 sekonda ka përfunduar gjithçka, pasi Latifi, dy gatitje të fuqishme, një më të majtën dhe tjetrën me të djathtën, i ka përcjellur me “gijotinë në këmbë”, dhe ka përfunduar meçin.

Menjëherë pas fitores, Latifi ka kërkuar të i jepet mundësia të ndeshet për titull kampioni dhe i është drejtuar vet kampionit, i cili ishte në prezantim të meçit, Daniel Cormier, duke i kërkuar të ndeshen për titull. “Ashtu siç kam thënë; unë kam ardhur për ta fituar ndeshjen, qoftë me goditje, qoftë me mundje. Por dua t’i flas një njeriu këtu; DC, ti je kampioni dhe një legjendë, ti e di se kam shumë respekt për ty, por eja të ndeshemi për titull”, ka thënë Latifi, menjëherë pas ndeshjes.

Krejt në fund, Latifi ka folur edhe në gjuhën shqipe, duke iu drejtuar tifozëve në Shqipëri e Kosovë me një “ju dua shumë”. Kjo është fitorja e dytë e madhe e Latifit, pasi vitin e kaluar mposhti Tyson Pedron, i cili deri para ndeshjes me Latifin nuk kishte pësuar asnjë humbje.

Mundësia për të luftuar për titull një herë duket të jetë e vogël për Latifin, pasi kampioni aktual i këtij divizioni, Cormier, do të ndeshet me kampionin e peshave të rënda, Stipe Miocic, për unifikim titujsh.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *