Sport

Ikona e Kombëtares Lorik Cana i jep lamtumirën futbollit

Lorik Cana ka dhënë lamtumirën e fundit nga futbolli me kombëtaren shqiptare në një ceremoni të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit

Ai zbriti në fushë së bashku me djalin e tij të vogël Boiken, teksa mori vlerësimin nga presidenti Duka, ndërkohë që më pas tifozët shpalosën një flamur gjigant me emrin e tij.

Cana është shfaqur i emocionuar, teksa është futbollisti që ka luajtur me shumë ndeshje me kombëtaren tonë.“Një falënderim të madh për gjithë këto vite”, ka thënë Cana në fushë para të pranishmëve.

Më pas tifozët shpalosën një flamur të madh me tekst “Cana përgjithmonë” pas të cilit ai edhe e goditi topin në drejtim të tifozëve sërishi në shenjë falënderimi.

Lorik Cana konsiderohet si idhull i tifozëve të kombëtares shqiptare dhe i shumë lojtarëve të kombëtares. Ai plotësoi ëndrrën e tij dhe të gjithë shqiptarëve me pjesëmarrjen historike në kampionatin evropian, Euro 2016.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *