Sport

Hysaj, futbollisti shqiptar më i vlefshëm në histori

Elsed Hysaj ka tejkaluar Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori

Qendra ndërkombëtare për studimet sportive (CIES) ka publikuar gjatë ditës së sotme, vlerat e 100 futbollistëve më të vlefshëm në Evropë.

Sa i përket emrave shqiptarë, lojtari më me vlerë është Elseid Hysaj, i cili renditet në vendin e 60-të, dhe ka një vlerë tepër të lartë prej 70.5 milionë eurosh.

Shkodrani me paraqitjet e mira, ka rritur vlerën e kartonit të tij, duke lënë pas edhe dy lojtarët me origjinë shqiptare të Arsenalit, Granit Xhaka i cili vlerësohet me 68 milionë euro, si dhe Shkodran Mustafin, që mban vendin e 70-të me 65.2 milionë euro.

Vendin e parë e mban ylli i PSG-së, Neymar me 213 milionë euro.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *