Lifestyle

Historia e pazakontë e shkodranes: Jam lidhur me burrin e tezes, më mori virgjërinë dhe…

Një histori intime brenda rrethit të familjes është rrëfyer nga një vajzë e re, e cila thotë se edhe pse kjo është e gabuar, ai është dashuria e saj e jetës

Ja historia e treguar për “ShkodraNews”:

“Jam 20 vjeçe nga Shkodra dhe vazhdoj shkollën e lartë në Tiranë. Kam një lidhje sekrete krejt me burrin e tezes. Me burrin e dytë, sepse tezja me të parin është divorcuar.

Tezen e kam 37 vjeçe, kurse burri i saj është një 38-vjeçar super king, që ka jetuar pothuajse tërë jetën e tij në vende europiane. Kurse tezen e mori sepse i vdiq e ëma e duhej dikush të kujdesej për vajzën e tij të vogël që e ka me një shtetase të huaj.

Tezen e dua fort, por është shumë e humbur dhe këtë e mori pa e njohur hiq, por hajt sa të mos mbeste në derë. Ndaj nuk ndjehem edhe shumë fajtore se gjithmonë më është dukur martesë me kompromis, edhe pse tezja lë kokën pas burrit. Kurse i dashuri im më ka thënë: Ajo është thjesht nusja!

Fluturat në stomak i ndjeva që kur nisëm të hanim dreka të gjithë bashkë si familje. Ky bënte shumë batuta në tavolinë dhe më përpinte me sy. Derisa një ditë më vuri dorën tek këmbët kur po qeshnim, e aty u dridha e tëra nga emocionet.

Një ditë kur erdha nga Tirana më autobus, burri tezes ishte afër vendit ku zbrita dhe më shoqëroi me makinë në shtëpi. Rrugës më tha t’më bënte një xhiro nga Shiroka dhe më puthi.

Madje e bëmë në makinë. Edhe pse isha e virgjër, nuk u pendova për këtë sepse kisha rënë në dashuri. Ai është dashuria jetës, jam e bindur për këtë.

Folëm për të ardhmen tonë, por për momentin kemi vendosur që lidhjen ta mbajmë sekret. Nuk do ta lëndojë tezen time ai sepse ja mban vajzën si princeshë. Ja kemi lënë kohës”.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *