Lajme

Historia e panjohur: Kadri Morina pajtoi Azem Hajdarin me Gafurr Mazrekun, pas plagosjes në Kuvend

Nga Elda Menga

21 vite pasi Gafurr Mazrreku shkrehu pistoletat në parlament ndaj Azem Hajdarit, ‘News24’ ka mësuar një anë të panjohur të historisë duke rënë në gjurmët e personit që pajtoi gjakun mes dy familjeve Mazreku dhe Hajdari.

Rastësia e donte që Kadri Morina të ishte ish-nxënës i Gafurrit dhe mik gjaku i Azem Hajdarit çka bëri që familja e atentatorit të kërkonte ndihmën e tij që konflikti në sallën e parlamentit mes dy rivalëve politikë të mos prodhonte plagën e gjakmarrjes.

“Pasi u shërua Azemi mua më vjen Maxhum Mazreku, vëllai i madh i Gafurrit dhe më kërkon që të pajtojë gjakun. Unë i them që jam shumë i ri, por kam një mik të mirë shtëpie që quhet Azem Dervishi, dhe i them se do ta konsultojë me të dhe më pas do të shkojë tek Azem Hajdari”, tha Morina.

Kadri Morina rrëfen momentin e pajtimit të dy familjeve, ku bashkë me mikun e tij Azem Dervishi ndërmorën misioni e pajtimit duke trokitur ne derën e Azem Hajdarit.

“Më kujtohet si sot, Azem Dervishi më vjen tek kafja përballë Ministrisë së Mbrotjes dhe ne kemi shkuar pasdite tek shtëpia e Azem Hadajrit.

Ai i ka kërkuar, pra Azem Dervishi, Azem Hajdarit, pajtimin e gjakut me familjen Mazrekut.

Pasi ia shpjegoi në mënyrë të Kanunit. Unë pranoj edhe pak nxitimin e të ndjerit Gafurr Mazreku që bëri atentatin ndaj Azem Hajdarit, pasi aty u fye në bazë të kanunit pasi nuk kishte fytyrë që të shkonte atje.

Pas një muaj negociatash, Azem hdajri më thotë mua dhe Azem Dervishit, se; unë kurrë nuk kam plagë për familjen e Gafurr Mazrekut.

E kam fal për ty Azem, se je njeri i mirë dhe për Kadri Morinën që të ka sjellë ty në këtë derë” pohoi më tej Morina.

Si dikur Kadri Morina tentoni të ule gjakrat.

Ai eshtë i mendimit se pas dekorimi i atentatorit të Azemit nuk fshihet prapavija e politikes qendrore, ndërsa shton se edhe vete Mazreku nuk do të pranonte titullin nëse do ishte i gjallë.

“Në momentin që marr vesh sot se Gafurr Mazreku është bërë sot “Qytetar Nderi” i Hasit unë do tu thosha që sot trazuat heshtrat e qeta edhe pas vajtët në atë jetë të lutur të Mazrekut dhe Hajdarit.

Nuk besoj se është skenarisur apo regjizurë nga politika qendrore, sesa një cektësi e disa njerëzve miopë. Edhe Gafurr Mazreku sot po të ishte gjallë nuk do ta pranonte këtë tillut”, tha Morina.

Fati e deshi qe Kadri Morina të ishte jo vetëm nxënësi i Gafurr Mazreut dhe pajtuesi i gjakut të tij por të mbajë edhe të njëjtin titull si ai duke zbuluar edhe propozimin e pazakonte qe i ka bere këshilltarëve te bashkisë se Hasit.

“Fati e deshi që unë të jem njëkohësisht në pozicionin ‘Qytetar Nderi’ me të dhe unë e kam pasur një komunikim me këshilltarët e Krumës dhe u kam thënë; ‘Nëse nuk e revokoni këtë titull, jam i gatshëm që të jap dorëheqje për atë titull’”, përfundoi Morina.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *