Lajme, Lajmi kryesor

Hekurudha kufiri i ri shqiptaro – serbë

Prolongimi i zgjidhjes së statusit rrezik si për ndarjen e Kosovës, ashtu edhe për Luginën e Preshevës. Kur u përurua aksi rrugorë Lluçan-Miratoc ( Kufiri me Maqedoninë ), të gjithë shprehën një dozë gëzimi. Politikanët lokal shqiptarë këtë projekt e cilësuan si një meritë dhe kontribut të tyre, kurse përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe Qeveria serbe dhanë mjete të majme për realizimin e tij, ndërsa qytetarët ishin të lumtur ngase ju hap edhe një rrugë e re për qarkullim

Shkruajnë: Jeton Ismaili & Baki Rexhepi

Është fakt se ky ishte një aks rrugorë i dobishëm sa i përket aspektit infrastrukturorë, por në atë kohë askujt nuk iu kujtua prapavija politike e “ asfaltit të ri “. Shtyerja e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe paralajmërimi i negociatave të reja, që tani kanë filluar të hapin edhe çështjet mjaft të përfolura për vite më radhë ndër njerëz, -ndryshimin e kufinjëve ekzistues. Derisa dikur këto llafe ishin të përfolura vetën ndër qytetarë të thjeshtë, tashmë ato si duket janë pjesë serioze e propozimeve të kancelarive të qendrave të mëdha të vendosjes.

Ndarja dhe këmbimi i territoreve rrënjët i ka në Beogard

Nga ana tjetër, idea dihet se ku i ka rrënjët. Duke e patur parasysh faktin se Serbia nuk mund t’i mbaj nën kontroll mëse dy milonë shqiptarë në supet e saja, meqë janë një barrë e rëndë, pushteti serbë që moti kishte përgatitur plane për ndarjen e Kosovës.

Mbase, një projket i tillë ishte hartuar edhe nga ish-kryeministri serb, Zoran Xhinxhiq, të cilin vdekja e pengoi që atë ta promovonte publikisht para faktorit ndërkombëtarë. Madje, edhe vet akademiku serb, Dobrica Qosiq, i njohur për apetitet e tij nacionaliste, kishte pranuar se Zoran Xhinxhiq kishte një vizon të qartë dhe mjaft perfekt për ndarjen e Kosovës, gjë që sipas tij, një projketi të tillë nuk do t’i thoshte JO as Bashkësia Ndërkombëtare. Mirëpo, atentati ndaj ish-kryeministyri serb, Xhinxhiq, për një kohë e la anash idenë e ndryshimit të kufinjëve, për ta riaktualizuar tani, pas dështimit të miartimit të Rezolutës në KS të OKB-së për statusin e Kosovës.

Kërcënimi i Rusië për Veto ka trimëruar mjaft Beogradin zyrtar që ta ndiej vetën të fuqishëm në këto çaste, kur është në pyetje pozita e tij në Ballkan. Nga ana tjetër edhe pjesa dërmuese e Bashkësië Ndërkombëtare tashmë përflitet se ndryshimin e kufinjëve e sheh si një opcion real, duke patur parasyshë mos gatishmërinë e Prishtënës dhe Beogradit që të arrijnë marrëveshje nëpërmjet dialogut.

Shumë qarqe diplomatike dhe analitikë të ndryshëm nuk ngurrojnë të pohojnë se Veriu i Kosovës ( nga lumi Ibër, me Mitrovicën Veriore ) do t’i bashkangjitet Serbisë, kurse disa nga pjesët e mbetura me shumicë serbe në pjesën tjetër të Kosovës do të fitojnë një llojë vetëqevrisje të lartë lokale, si model i një autonomie substancilae. Ndërsa, shqiptarët si një “ kundërshpërblim “ do të fitojnë Luginën e Preshevës.
Mirëpo, është brengosë fakti, ngase deri më tash askush nuk ia ka shpjeguar opinioit se çka në të vërtetë nënkuptohet me territorin e Luginës së Preshevës, i cili do t’ bashkangjitet Kosovës?

Serbët kanë fituar betejën rreth Koridorit 10

Burime nga qartet diplomatike, organizatat me renome të lartë ndërkombëtare si dhe ato, të cilat janë ngushtë të lidhura me pushtetin serbë, kategorikisht mohojnë disa pohime se gjoja vetëm pjesa e Leposaviqit do të shkëputet nga Kosova, kurse Lugina e Preshevës si tërësi do t’i bashkangjitet Kosovës.
Këto burime, me një siguri të lartë thonë se skenari, i cili është duke u përgatitur është që si kundërvlerë për shkëputjen e veriut të Kosovës dhe vetqevrisjen e lartë lokale për serbët e mbetur, vetëm një pjesë e Luginës…. në të ardhmen të quhet Kosovë.

Për shkak të rëndësisë së Koridorit 10-të, serbët kanë arritur të sigurojnë mbështetjen e faktorit ndërkombëtarë që kjo pjesë të mbetet në kuadër të shtetit të tyre.Për këtë dëshmon edhe përkrahja që kanë siguruar në ndërtimin e bazës ushtarake “ Cepotin “, apo të qujatur ndryshe “ Bondstili serbë “ si dhe ndërtimi i kompleksit të binesit “ Interspeed “, në kufi me Maqedoninë.Tek projketi i fundit, madje është shprehur publikisht gatishmëria e Serbisë për ta ndërtaur atë, e cila i dërgoi edhe forcat e Xhandarmërisë në lokacionin ndërtimor për t’u ballafaquar me aktivitet e ndërmmara për pengimin e punëve që koinistonin me konkluzat e Kuvendit Komunal në Preshevë.

Burimet tona, të cilat me çdo kusht dëshirojnë ta ruajnë anonimitetin, shumë qartë sqarojnë se si do të vajnë punët rreth ndarjes, kësaj here edhe të Luginës së Preshevës. Krijimi i Komunave të Tërnocit, Stacionit Hekurudhor-Preshevë dhe Banjës së Sijarinës copton Luginën… Mundësia e ndryshimit të ligjit zgjedhorë, aplikimi i sistemit të shumicës në zgjedhjet lokale, fillimisht do të reflektohet me mos arritjen e marrëveshjes për ndarjen e njësive zgjedhore. Duke e pasur parsyhë këtë si dhe përçarjet brenda faktorit politik shqiptarë do të intervenojë qeveria serbe, duke shpallur tri komuna të reja, atë të Tërnocit, Stacionit Hekurudhor të Preshevës dhe Banjës së Sijarinës .

Komunave të reja do tu bashkangjiten të gjitha vendbaimet, të cilat janë në anën e djathtë të hekurudhës, dmth, të cilat janë jashtë korridorit 10-të, ndërsa Banjës së Sijarinës fshatrat shqiptare të komunës së Medvegjës. Në këtë rast, fshatrat e banuara me shqiptarë, të cilët janë në anën e majtë të korridorit-10-të si: Bilaçi, Somolica, Negoci, Bushtrani, Lerani, Golemidolli, Gerajt, Çukarka, Bukuroci dhe Zhunica do të mbesin pjesë e komunave ku shqiptarët do të jenë pakicë dhe të cilat do të qeverisen nga serbët.

Bujanoci do t’i takojë Serbisë

Qyteti i Bujanocit do të jetë përsëri qendra komunale, por kësaj here do të qeveriset nga serbët, kurse shqiptarët do të jenë pakicë, ngase do të krijohet komuna e Trënocit, me qendër në Tërnoc dhe me këto vendbanime tjera: Turinë, Lluçanin, Konçulin, Dobrosinin, Bresiqin, Nesalcën, Letovicën, Maltërnocin, Breznicën, Muhocin si dhe fshatrat e Malësisë së Bujanocit.

Ndërkohë, vendbanimet shqiptare, të cilat do t’i takojnë Kosovës, aksin rrugorë Lluçan-Miratoc ( që e përmendëm në fillim të tekstit ) do ta kanë të vetmin në dispozicion për rrugëtimin e tyre në Maqedoni.

Krijimi i komunave të reja, sipas burimve tona, do të krijoj një realitet krejtësiht të ri. Përfudnimi i zgjidhjes së çështjes së Kosovës, i cili parashihet të bëhet me organizimin e një Konference Ndërkombëtare do t’i ketë parasyhë këmbimet midis Veriut të Kosovës dhe pjesës së Luginës së Preshevës. Duke pasur parasyshë reagimet që mund të pasojnë për shkak të “ vizatimit “ të rinj të kufinjëve në Ballkan, diplomacia që tani po punon që kjo çështje të kaloj fshehurazi.

Kështu që, në anekset e Marrëveshjes, nuk do të figurojë termi këmbim territori, por demarkacion i kufirit ( si në rastin me Maqedoninë ), për t’iu shmangur kështu efektit zinxhiror që mund të pasojë me shqiptarët e Maqedonisë dhe serbët e Bonjes.

Zhvendosja humanitare e popullatës tejet e dhimbshme

Pa dyshim, edhe burimet tona pajtohen, se humbësit më të madh me rastin e këmbimit të territoreve do të jenë shqiptarët. Ngase, ata përveç humbjes së korridorit 10-të do t’i pres edhe zhvendosja humanitare. Kështu që siç parashhohin burimet tona, nga periudha pas mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën e deri në një afat kohor prej dy vitesh, shqiptarët e pjesës së majtë të kooridorit 10-të do të shpërngulen në Kosovë, saktësisht në zonat, të cilat tani janë të banuara me serbë në Kosovën Qendrore dhe Anamoravë, kurse serbët e këtyre vendbaimeve do të vendosen në trevat shqiptare nga Bilaçi deri në Strezoc.

Burimet tona theksojnë se zhvendosja nuk do të jetë e dhunshme, por ajo do të behet detyrimisht nga shqiptarët, ngase atyre do të mbyllen të gjitha perspektivat në Serbi. Përveç diskrimkinimit ekonomik, ata nuk do të kenë mundësinë e shkolllimit të mesëm, ngase nuk do të kenë numër të caktuar nxënësish për themelimin e një shkolleje , kaudri mësimorë do të mungojë gjithashtu, në aspektin shëndetësorë do të mungojë personeli adekuat për trajtim, kurse për shkak të bazës ushtarake “ Cepotin “ ana e majtë e korridorit do të militarizohet aq shumë saqë shqiptarët e mbetur mund të jenë të ekspounar edhe ndaj provokimeve të çdoditshme. Të gjitha këto do të çojnë në zhvendosjen e shqiptarëve si dhe në këmbimin e pronave me serbët e mbetarur në zonat e lartë theksuara të Kosovës.

Spektri politik shqiptarë i Luginës i pafuqishëm –rreziku nga epshet e pangopura të politikanëve të etur për pushtet që humbjen klasike ta cilësojnë si fitore triumfale Nëse vërtetë vie deri tek kjo zgjidhje, të cilën e parashikojnë burimet tona të informuara mirë, është fakt se shqiptarët e Luginës së Preshevës vërtetë do të jenë humbës më të mëdhenj. Edhe pse spektri politik shqiptarë, sidomos tek ne nuk është fare në këtë “ lojë “, ai nuk është në gjendje as të ndërmarrë diç.

Shumë herë deri më tash klasa jonë politike ka dëshmuar se është mjaftë e paaftë për ti zgjidhur edhe problemet më të vogla, e lërë më çështjet më madhore. Dëshmi për këtë është mosgadishmëria e formimit të Këshillit Nacional, etj.
Por, mbi të gjitha se në një rajon me 70.000 banorë kemi 10 parti politike shqiptare ,flet më së miri për “ unifikimin e qëndrimeve “.

Këtë përçarje më së miri mund ta shfrytëzojë pushteti serbë, duke i realizuar skenerat e veta në mënyrën më perfekte. Rreziku tjetër mund të vie nga një pjesë e subjekteve politike shqiptare, të cilët edhe përkundër humbjes katastrofike të territoreve, me etjet e tyre të pangopura për pushtet,bashkangjitjen e një pjese të territorit të Luginës së Preshevës –Kosovës do ta vlerëosjnë si një triumf të madh.

Megjithatë, është momenti i fundit që faktori politik shqiptarë në Luginë… të unifikohet dhe t’i hap sytë mirë kundrejt këtyre lojërave të rrezikshme, të cilat po zhvillohen fshehurazi në korriz të popullatës shqiptare.
Në rradhë të parë, duhet që në asnjë mënyrë mos t’ju prijë deklarimeve, të cilat rrezikojnë pavarësinë e Kosovës në kufinjtë aktual. Por, nëse ndryshimi i kufinjëve është i pashmënagshëm, atëherë assesi nuk duhet lejuar që edhe Lugina të ndahet. Ajo ose në tërësi duhet t’i takojë Kosovës, ose më mirë të mbetet ashtu siç është, por me një status të veçantë të garantimit të të drejtave të shqiptarëve.

Nuk guxon askush të luaj as me gjakun e dëshmorëve të të gjitha luftërave, të cilët u flijuan, por nuk guxon të luhet as me djerësn dhe mundin e baballarëve dhe stërgjyshëve tanë që për vite ndërtuan rrugë e hekurudha, fabrika e uzina, e tash për një moment tërë këtë pasuri ta gëzojë tjetër kush, kurse viset shqiptare të ngelin vetëm rrëzë maleve, të cilat edhe ashtu po digjen.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *