Sport

Haxhi Krasniqi mposht polakun Grafka në rrugën për titull të botës

Haxhi Krasniqi ka bërë hapin e parë drejt titullit të botës në boks në kategorinë super të mesme

Në “Erdgas Arena” në Halle an der Saale të Gjermanisë, 30 vjeçari e mposhti polakun Bartlomiej Grafka.

Pothuajse 10 muaj pas humbjes nga gjermani Arthur Abraham, boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, sonte triumfoi pas 10 rundeve bosk të fortë ndaj polakut.

Me këtë meç, Krasniqi e ka nisur tashmë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme, pasi dy herët tjera dështoi të shpallej kampion.

Kjo ishte sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar kur e pati pësuar humbjen e rëndë nga Arthur Abraham.

Krasniqi tanimë i ka 46 fitore dhe pesë humbje.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *