Ekonomi

Haradinaj zotohet të krijojë lehtësira për investitorët e jashtëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të afaristëve izraelitë të prirë nga Arik Grafy, të cilët e përgëzuan për detyrën e re, duke shprehur simpatinë e popullit hebre për shqiptarët, bëhet e ditur përmes një komunikate për media

Përfaqësuesit e bizneseve hebraike u shprehën se, “lidhjet e vjetra ndërmjet hebrenjve dhe shqiptarëve do të thellohen edhe më tej, përmes mbështetjes politike dhe investimeve në Kosovë”, transmeton Koha.net.

Më tutje bëhet e ditur se, “Haradinaj u zotua se do të punojë në krijimin e mundësive sa më të mira dhe të lehta për investitorët e jashtëm, që ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve kosovarë porse sjellin profit edhe për investitorët”, sepse, sipas kryeministrit, Kosova i ka të gjitha mundësitë dhe se tashti Qeveria që ai drejton është fokusuar në zbatim.

Në delegacionin e afaristëve izraelitë ishin Yoely Or, Jonathan Spenser, MIha Groznik, Chaim Sharvit, të shoqëruar nga afaristët kosovarë Mehmet Prishtina, Bekim Geci dhe Agim Keka.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *