Ekonomi

Haradinaj: Produktet vendore të trajtohen barabartë me të tjerat

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka deklaruar se prodhimet vendore meritojnë vend të respektuar në plasimin e tyre në treg.Ai shtoi se ato duhet të trajtohen të barabartë me prodhimet tjera nëpër superparkete në vend, njofton Klan Kosova.Këtë ai e ka thënë në konferencën “Prodhimet vendore në supermarkete, sfidë dhe mundësi” të organizuar nga Klubi i Prodhuesve Vendor

I pari i ekzekutivit kosovar deklaroi se është për t’i dalë në mbrojtje prodhimeve dhe prodhuesve vendorë. Ai bëri thirrje“E di që jemi nën presion sepse prodhimi vjen një periudhë të caktuar kohore. E dimë se jemi keq, Kosova importon aq shumë, pra jemi të interesuar që në proces e sipër të jemi më ju”, ju është drejtuar ai prodhuesve vendorë.“Sa i përket plasusëve apo rrjeteve të supermarketeve, në gjithë botën ka rregulla jo të shkruara, por ka marrëdhënie që vlejnë. Fuqinë blerëse nuk e krijojmë duke rritur shkëmbimet e brendshme”.

“Po jemi për ta mirëpritur kontributin e atyre që e përkrahin palsimin e prodhimit vendor. Kam bë edhe një hap përpara. Ju keni kërkuar një zyrë prodhuese në kryeministri. Qeveria e vendit i ka akredituar si pjesë të kryeministrisë një pjesë të eksperteve të prodhuesve dhe janë pa kosto financiare për publikun. Ndërsa jo vetëm kaq, këta e ndihmojnë publikun pasi kjo zyrë nxjerr propozime për rritjen e pozitës së prodhuesve”, ka shtuar Haradinaj.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *