Lajme

Haradinaj prezanton programin qeverisës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka prezantuar programin e tij qeverisës për mandatin e tij, me ç’rast ka thënë që do të fokusohet në luftimin e korrupsionit, rritjen ekonomike e të hyrave buxhetore, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare e rajonale dhe angazhim për investime në sektorin privat

Sa i përket buxhetit të Kosovës, Haradinaj tha se do të jetë stabil dhe i balancuar.Prioritet për qeverinë Haradinaj do të jetë integrimi në BE, lidhur me të cilin është zotuar për përmbushjen e proceseve integruese.

Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri tha që ka kërkuar pjesëmarrjen e Amerikës në dialog, për të cilin tha se do ta përmbyllin suksesshëm.Gjate këtij mandati kryeministri deklaroi se do të bëhet edhe transformimi i FSK-së në ushtri.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *