Lajme, Lajmi kryesor

Haradinaj i përgjigjet Thaçit: Nuk e kanë gjetur njeriun me folë me këtë gjuhë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve ka vdekur. Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Thaçi njëherë na ka lënë probleme me Malin e Zi, por më probleme të tjera nuk do të ketë

“Unë mund të korrigjohem apo largohem, por kufijtë nuk do të korrigjohen”, tha ai. Haradinaj ka thënë se kufijtë janë vendosur me luftë dhe është e pamundur të merret Lugina e Preshëvës, pasi atje Serbia ka vendosur forca të shumta ushtarake. “Nuk e përkrahi një opsion të korrektimit të kufirit pasi kjo i bjen ndarje e Kosovës… Serbia në Preshevë ka prezencë të madhe ushtarake”, tha ai. Haradinaj, duke folur për deklaratat e Thaçit se mund të rrëzojë Qeverinë, ka thënë se është i gatshëm ta lëshojë karrigen, sepse ai thotë se e ka lënë karrigën e kryeministrit edhe herëve tjera.

“Mund t’ia jap karrigen me vete Thaçit. Unë jam mësuar të lëshoj karrige edhe kur kam shkuar në Hagë”.
Haradinaj ka thënë se ai nuk shantazhohet nga askush për pozita. “Nuk e kanë gjetur njeriun me folë me këtë gjuhë”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se më parë do të ishte i gatshëm të dërgojë vendin në zgjedhje, sesa të preken kufijtë. “Nuk dua të shohë popullin tim nëpër rrugë, sikurse për kufirin me Malin e Zi, sepse atëherë do të jetë më keq. Nuk e dërgoj popullin edhe njëherë në atë gjendje. Ne po korrigjojmë një marrëveshje me Malin e Zi dhe ju e dini se sa probleme na kanë dalë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *