Lajme, Lajmi kryesor

Haradinaj pajtohet me “Dushkon” për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka miratuar fjalët e kryeministrit malazez, Dushko Markoviq lidhur çështjen e demarkacionit, i cili e ka konsideruar çështje të kryer për Malin e Zi

Haradinaj nuk ka komentuar fare fjalët e Markoviqit i cili tha se për Malin e Zi demarkacioni është çështje e kryer. Haradinaj ka deklaruar se në takim me kryeministrin malazez kanë diskutuar për të dal nga kjo gjendje dhe se është optimist se do të gjendet një zgjidhje.

“Ajo qa e tha Dushko është e vërtetë, kemi bërë përpjekje të dalim nga kjo gjendje dhe jam me shpresë se do të dalim nga kjo gjendje”, ka thënë Haradinaj shkurt në këtë konferencë.

Ndërkaq, Markoviq para fjalës së Haradinajt ka thënë se demarkacioni për Malin e Zi është çështje e kryer por se është i gatshëm ta diskutoj këtë çështje si shtete mike.

“Gjithsesi e kemi hapur edhe këtë çështje dy kryeministrat dhe dy qeveritë duhet të diskutojnë për këtë çështje. Kur është fjala për Malin e Zi kjo çështje ka përfunduar me ratifikimin e kësaj marrëveshje në kuvend, ndërkaq Kosova dihet se ende nuk e ka bërë këtë”.

“Mali i Zi si fqinjë i mirë do që Kosova të arrijë një pajtueshmëri për këtë çështje, ne kemi biseduar për këtë çështje si miq dhe Kosova në këtë mënyrë të përfitojë një mundësi të mirë për integrime evropiane”, ka thënë Markoviq.

Kryeministri Haradinaj në kohën sa kishte qenë në opozitë kishte kundërshtuar ashpër këtë marrëveshje duke e cilësuar se Kosova me këtë marrëveshje po humbet tokë. Të njëjtin qëndrim Haradinaj e ka pasur edhe pas zgjedhjes kryeministër i vendit./Insajderi.com

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *