Lajme

Haradinaj: Ndarja e Kosovës do të thoshte një luftë e re në Ballkan

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i quan “hajgare” ato që i thotë dikush për mundësinë e ndarjes së Kosovës, apo ndryshimin e kufijve

“Këto janë hajgare, njerëzit mund të flasin çka dojnë, ndarja është luftë e re në Ballkan. Kush është gati edhe për një luftë të re, le të flet për kufi, për ndarje”, ka thënë Haradinaj, për Tribuna Channel, duke u përgjigjur rreth deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, rreth mundësisë së ndryshimit të kufijve.

Ai tha se është reale të shpresohet se deri në Krishtlindje – Vitin e Ri, të arrihet një marrëveshje me Serbinë. “Është kohë reale, nuk është kohë imagjinare, por don punë. Nuk është se është krye. Disa po mendojnë se me të mërkurën kryhet. Të mërkurën niset edhe njëherë”, tha Haradinaj, duke folur për takimin e së mërkurës në Bruksel dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *