Ekonomi

Haradinaj mbështet prodhuesit e miellit për vendosjen e banderolave

Kryeministri Ramush Haradinaj takoi sot përfaqësues të Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, me të cilët, sipas njoftimit nga qeveria bisedoi rreth vendosjes së banderolave në produktet e miellit

“Kryeministri Haradinaj e vlerësoi si hap të rëndësishëm vendosjen e banderolave përmes të cilave do të jetë më e lehtë të kontrollohet cilësia e miellit, informaliteti në ekonomi dhe prodhimi vendor”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, drejtori i Doganës, Bahri Berisha dhe drejtori i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu.

Gjatë këtij takimi është vendosur që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Shoqatën e Prodhuesve të Miellit të fillojnë procedurat për zbatimin e vendosjes së banderolave.

Kryeministri u zotua t’ua heqë prodhuesve të miellit barrierat e panevojshme që pengojnë biznesin e tyre.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *