Lajme

Haradinaj: LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se orientimi seksual është përcaktim individual dhe si i tillë duhet respektuar

“Orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar. Është fat i madh që duke qenë shtet i ri ne kemi Kushtetutën, që siguron liri individuale për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se komuniteti LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale. “LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale, për të qenë të lirë dhe sigurt në shfaqjen e përcaktimit të tyre”, theksoi Haradinaj.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *