Ekonomi

Haradinaj kritika të forta për keqpërdorime drejt Agjencisë për Zhvillim Bujqësor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë për ndarjen në baza politike të subvencioneve, ndërsa, ka porositur kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë, Elhami Hajdari, që mos të mendojë se kjo Agjenci është mbretëri në vete

Haradinaj këto komente i bëri në konferencën “Për bujqësi të qëndrueshme, pylltari dhe zhvillim rural në Kosovë”, të organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku ai tha se gabimet dhe lëshimet nuk do të lejojnë që të vazhdojnë pakufi, raporton ksp.

“Përkrahja, grantet, subvencionet të mbërrijnë te ata që i meritojnë, te ata që iu takojnë. Ne nuk kemi nevojë t’i ikim realitetit ka plotë diskutime që kanë ndodh edhe keqpërdorime në të kaluarën në shpërndarjen e granteve dhe subvencioneve, kryesisht me anueshmëri partiake ose të lidhjeve tjera dhe ku janë dëmtuar fermerët e vërtetë, që kanë bërë punë të mirëfilltë që e meritojnë përkrahjen. Po ashtu, është me rëndësi që në këtë shpërndarje të kemi kujdes për të gjithë, të gjitha zonat e Kosovës që merren me bujqësi“, tha ai.

Ai madje pati në paralajmërim për drejtorin e Agjencionit, duke i thënë se nuk është mbretëri në vete.

“Rezultat i lëshimeve të kaluarën, sidomos i Agjencionit që merren me shpërndarjen ose identifikimin e përfitueseve të granteve dhe subvencioneve, nuk është mbretëri në vete, mos të mendon ashtu udhëheqësi i këtij Agjencioni, janë para të taksapagueseve dhe duhet të shkojnë drejt te ata që i meritojnë, ndryshe do të obligohem që të reflektojë në të gjitha nivelet, pra nuk do të lejojmë që kjo gjendje të vazhdojë në pakufi me gabime, me lëshime, qofshin të qëllimshme, qofshin të paqëllimshme“, tha ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *