Lajme, Lajmi kryesor

Haradinaj: 100 herë të më rrëzoni, si maca në këmbë bie

Kryeministri Ramush Haradinaj u është drejtuar deputetëve të LDK-së duke u thënë se nuk mund ta rrëzojë askush. Ai ka thënë se është si ‘macë’, 100 herë rrëzohet dhe prapë çohet. Këtë ai e tha, pasiqë Avdullah Hoti ka thënë ‘ai do të duhej të sillte në Kuvend një marrëveshje të re për demarkacionin’

“Tani e keni në parlament, nëse nuk keni guxim me marrë vendim është problem juaj. Po, ju e keni në tavolinë. Kjo qeveri ka me hi në histori, asnjë teme nuk ka me u skaju”, ka thënë Haradinaj.

Më pas, Haradinaj ka thënë se nuk mund të rrëzojë askush. Tha se 100 herë po ta rrëzojnë prapë ngritet në këmbë. “100 herë me m’rrxu, vi prapë në kambë, si maca. Këtu jeni 100 që mundeni me u rrëzu e s’un vini në kamë. Nëse mendoni dikush që ma devijon rruugën për tema të atdheut, gaboheni se ska mujtë kush.”, ka thënë Haradinaj.

Për procedimin e demarkacionit në Kuvend, Haradinaj e pranoi që gjendet në ‘provim’ të vështirë, por garantoi që nuk do ta kthejë prapa marrëveshjen nga Kuvendi. Duke aluduar në kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, Haradinaj tha që ai e kishte kthyer mbrapa demarkacionin nga Kuvendi, e një gjë të tillë tha që s’do ta bëjë ai.

“Na keni qitë në provim të vështirë, e pranoj se s’po guxojmë me thanë as po as jo. I ngrati e ka pru niherë edhe e ka kthy mbrapa. Unë një gjë po ua them që ju garantoj që kur e sjell më mbrapa nuk e kthej, e ju nëse keni guxim votojeni”, tha Haradinaj.

Pas kësaj, ka ndërhyrë Avdullah Hoti duke thënë se ‘ky është një kërcënim nga kryeministri’. ‘Nuk mendoj se të ka hije të bësh kërcënime. Ne jemi këtu në Kuvend dhe nuk kemi nevojë për patriotizma”, ka thënë Hoti.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *