Lajme

Haradinaj: Evropa është neutrale e Serbia s’na njeh, prandaj na duhet SHBA në tavolinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar në Parlamentin e Kosovës, gjatë një fjalimi të tij, se Kosova e ka të domosdoshme praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tavolinën e dialogut me Serbinë në Bruksel

Sipas Haradinajt, Kosovës i duhet së paku një palë që e një Kosovën si shtet, njofton Klan Kosova.

“Europa nuk po mund të na njohë për shkak të 5 vendeve brenda BE-së që nuk e njohin Kosovën, prandaj ka qëndrim neutral ndaj nesh, Serbia nuk na njeh, prandaj ne jemi në dialog me dy palë që nuk e njohin Kosovën Republikë”, deklaroi Haradinaj.

“Prandaj në tavolinë na duhet një palë që na njeh, duhet ta kemi Amerikën”.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *