Lajme, Lajmi kryesor

Haki Abazi: Haradinaj bashkë me bandën e PDK-së po manipulojnë me projektin “Kosova e Re”

Drejtori i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, ka konfirmuar sot se ky institucion nuk do të mbështesë ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’. Këto deklarime Yong Kim i ka bërë gjatë sesionit vjetor të Bankës Botërore që po mbahet në Bali të Indonezisë

Lidhur me këto deklarime të presidentit të Bankës Botërore ka reaguar edhe analisti dhe njohesi i zhvillimeve politike në vend Haki Abazi, i cili thotë se nëse një ditë bëhet shteti ligjorë Valdrin Lluka së bashku me Blerand Stavilevcin e Besim Beqaj kanë me tregu kush i ka shtyrë që të nënshkruajnë kontrata dhe të manipulojnë me publikun e ta shkretojnë të ardhmen e vendit.

Sipas Abazit, kryeministri Haradinaj, përkundër refuzimit për investim të Bankës Botërore me arsye të qarta e të plota, ai bashkë me ata që duan të përfitojnë nga buxheti i Kosovës e që janë banda e PDK-së, janë duke tentuar që të mashtrojnë OPEK.

Ja postimi i tij i plotë:

Kosova e gjelbert e Evropiane eshte ende e mundur

Kosova e ka bere Banken Boterore te terhiqet dhe te rishqyrtoje politikat e saja kundrejt investimeve ne energji te fosileve ne raport me shendetin e publikut, degradimin e mjedisit dhe shkaterrimit dhe kontaminimit te ujit, ajrit dhe tokes.

Nese nje dite behet shteti ligjore Valdrin Lluka se bashku me Blerand Stavilevcin e Besim Beqaj kane me tregu kush i ka shtyer qe te neshkruajne kontrata dhe te manipulojne me publikun e ta shkretojne te ardhmen e vendit.

Ne takimin e fundit dhe te vetmin me kryeminsitrin Haradinaj i kam thene qe eshte gabim historik per Kosoven te nenshkruhet nje kontrate e tille per Termocentral me qymyr. Gjithashtu i kam vene ne dispozicion te gjitha analizat dhe strategjite per zgjidhejt ne interes te publikut. Ato te gjitha i kane injoruar sikur edhe paraardhesi i tij. Njerez qe mendojne qe cka eshte nentoke duhet te nxirret e shkatrrohet duke kthyer Kosoven ne grope te zeze.

Sot Haradinaj, perkunder refuzimit per investim te Bankes Boterore me aresyje te qarta e te plota, ai bashke me ata qe duan te perfitojne nga buxheti i Kosoves e qe jane badna e PDKs, jane duke tentuar qe te mashtrojne OPEK. Krejt kjo pasi qe kane deshtuar qe te gjejne investitore tjere edhepse kane kerkuar gjithandej edhe lloj matrapazi por kane deshtuar.

Vendi eshte ne krize te madhe, njerezit qe kane demtuar vendin qe 2 vite po riciklohen neper borde e rregullatore e agjecione siq eshte rasti i Fadil Ismajlit apo nejrezve tjere apo nejrezit sikur Ahmet Shala qe po numron tuj pshty gishtat nga larg.

Beteja per Kosoven e gjelbert, me shendet publik te mbrojtur, per token, ujin dhe ajrin e pastert nuk ka mbaru, perkundrazi ketu fillon epoka e njerezve qe e duan Kosoven per ta mbrojtur e jo per ta vjedhur e shkretuar.

Urime: FIQ, INDEP, BIRN, KOSID, Banoret e Obilqit e Hades, Ekspert vendore e nderkombetare, parlamentare e qytetare per punen e madhe te jashtezonshme qe eshte bere per me shume se 7 vite per ta mbrojtur nejriun dhe antyren e Kosoves.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *