Kulturë, Lajmi kryesor

Hahn është i pari edhe i vetmi që provoi lidhjet pellazgjike

Panajot Kupitori, Studime Shqiptare 1879

Perktheu: Altin Kocaqi

Lexuesit që nuk e njohin këtë çështje duan ndoshta të shtrohet e të ndriçohet nëse Hahni i anashkaloi paraprijësit e rezultateve të tij dhe nëse i njihte mjaftueshëm shqiptarët e sotëm si pasardhës të Epiriotëve dhe të Ilirëve, të atyre të cilët me Aleksandrin në Isso e Arvilis i shkatërruan Persët dhe me Pirron shkuan në Taranto e Sirakuzë, në Siçili e Itali ku luftuan me Romën e Karkidonët; me Teutën e Gentin, mbretërit e Ilirisë, në detin Adriatik dhe në tokën e të njëjtit atdhe luftuan për veten e tyre, për lirinë, kundër botëpushtuesve Laçian.

Nëse e kapërcejmë këtë periudhë antike, atëhere shkojmë edhe më thellë në një periudhë të shumëvjetër që mund ta quajmë koha trietne (e tri etnive – shënimi ynë) kur ky popull ndërthuret e bashkëjeton me këta fqinjë grekë e latinë; nga këtu duket se prodhohet gjuha shqipe, fillimisht si një forcë e vogël, por që mbeti e gjallë dhe e pandryshuar (në ndryshim nga greqishtja dhe latinishtja –shënimi ynë) deri tek ne. Sipas Hahnit, shqiptari i lashtë njihej jo vetëm si folës dhe komshi por dhe si familiar dhe i të njëjti nderi me romakun dhe grekun e vjetër.

Para Hahnit asnjëherë dhe askujt nuk i erdhi ndërmend kjo. Vazhdimësia e lashtësisë trietnike greko – latino – shqiptare, ku edhe të tretët përfaqësojnë të dhëna të njëjta veçse duken si të rinj në sytë e të gjithë dijetarëve të mëdhenj. Vetëm falë largpamësisë së shkruesit me përvojë të “Studimeve Shqiptare” (Hahn), kjo njëvlefshmëri, nuk mund të shikohej më me atë mosbesim të sigurt, të cilin me lehtësi e mbrojnë ata që supozojnë të kundërtën.

Në qëllimin kryesor të analizës së “Studimeve Shqiptare”, nuk egziston asnjë dyshim për vërtetimin e autoktonisë dhe lavdisë së shumëvjetër të shqiptarëve në Epir. Dijetari e shtron çështjen në këto qendrime : 1. Epiriotët dhe Maqedonët ishin edhe në kohën e Strabonit jo Greke por barbarë. 2. Epiriotët, Maqedonët dhe Ilirët janë të së njëjtës familje 3. Ekzistojnë shumë shenja që Epiriotët dhe Maqedonët përbëjnë boshtin e etnisë Pellazgo -Tirine mbetje të së cilëve në Itali dhe në Thrakë gjenden deri në kohët historike. 4. Ilirishtja është gjuhë pellazgjike me kuptim më të gjerë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *