Lifestyle

Gweneth Lee: Kam shkuar me 100 burra të martuar dhe…

Një vejushë e pasur në Britani pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale me më shumë se 100 burra të martuar, në vetëm 10 vite.

Gweneth Lee thotë se tradhtia mund të jetë zgjidhja e duhur për të shpëtuar martesën. Lee është shprehur se është zgjidhja perfekte.

“Unë jam zgjidhja perfekte,” – thotë Gweneth Lee.

Sipas konsulentit financiar të vejushës Lee gjysma e bashkëshorteve e dinë për tradhtinë por i mbyllin sytë para këtij fakti sepse nuk duan të bëjnë më seks dhe duan që burrat e tyre të jenë të lumtur.

Ish modelja 47 vjeçare tani ka treguar se nuk ndjen asnjë faj për marrëdhëniet e saj.

Ajo shprehet se çiftet do të ndaheshin në qoftë se nuk do të kishin marrëdhënie seksuale dhe dhimbja e divorcit do të ishte e rëndë për familjet e tyre, ajo thotë se në Angli martesat janë në krizë, shkruan GSh.

“Unë e di që shumë njerëz e dënojnë atë që unë bëj por me të vërtetë nuk ndjej keqardhje sepse besoj që kjo ka mbajtur shumë çifte së bashku. Kaq shumë martesa në Britani janë në krizë, veçanërisht çifte në moshë të mesme dhe me fëmijë.” – tha vejusha Gweneth Lee.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *