Lifestyle

Gruaja nga Malësia e Madhe: Burri tha se po bën beton, e kapa duke bërë gjënë shokuese me fqinjën minorene

Një grua ka zbuluar se bashkëshorti i saj e tradhëton me vajzën minorene të fqinjit të tyre. Historia shokuese është rrëfyer për “ShkodraNews”

“Jam një 31-vjeçare e lindur në Malësi të Madhe, por jetoj në Shkodër.Jam e martuar dhe kam 3 fëmijë. Burri im është 35 vjeç.Nuk punoj, sepse burri më thotë se unë mezi jam në gjendje të mbaj fëmijët, e s’jam unë për punë. Edhe pse gjendja jonë ekonomike nuk është e mirë, vetëm ai punon në familjen tonë.

Është edhe tip shumë xheloz dhe kemi patur shumë probleme në fillimet tona, por kur u bëra më fëmijë ai nuk ka rast të bëhet sepse unë e kaloj gjithë ditën në shtëpi.Veç njëherë në javë shkoj me të tek prindërit e mi dhe nuk kam mundësi të dal vetëm, e as nuk dua në fakt sepse kush e duron, e kam tre fëmijë për të rritur.Por tani kam zbuluar një të vërtetë tronditëse.

Ne jetojmë në shtëpi private. Kemi komshinj rreth e rrotull nesh.Burri kishte dy javë që punonte me murin pas shtëpisë, që ta ngrinte sepse kishim gardh me komshinjtë.Punonte pasditeve pas pune. Një pasditë ndodhi hataja. Kur dola ta thërrisja sepse po i binte telefoni e ky s’po e dëgjonte, e gjeta burrin duke bërë marrëdhënie seksuale me vajzën 16 vjeçe të komshiut.Po e bënin në sediljen e pasme të makinës së burrit tim. Burri nuk e priste që unë të dilja sepse na ka marrë dhe qen Pitbull dhe e mbajmë mbas shtëpisë dhe unë e kam fobi dhe tmerr.

Burri më qëlloi më shpullë, kurse ajo iku me vrap. Ishte skenë tmerri, ky në atë moment po i hiqte reçipetat.

Ajo e poshtër që rri tërë ditën në shtëpi e hiqet si e kulluar, aq sa vëllain tim kam dashur t’i bëj, po shkonte me burrin tim.Dua të iki, por nuk guxoj. Jam e dëshpëruar.Burri as falje s’më ka kërkuar. Më thotë ajo është kuçkë e vogël dhe e tundoi momentalisht.Më ka thyer zemrën. Flej me ankthe natën. Por s’i do ja dal e vetme pa burrin me tre fëmijë nëse ndahem? Ose ai mi merr fëmijët?”, shkruan ajo.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *