Lifestyle

Golden Globes: Ja cilët janë filmat më të mirë, me aktrimin më të shkëlqyer

Golden Globes, çmimet që vlerësojnë arritjet në kinematografi dhe seriale televizive u mbajtën mbrëmjen e djeshme në “The Beverly Hills Hotel”. 93 anëtarë të Hollywood Foreign Press Association zgjodhën filmat, serialet dhe aktorët që shkëlqyen në produksionet e vitit të shkuar

Filmi më i mirë i 2017-s u shpall “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”. Filmi flet për një nënë që sfidon forcat policore lokale në gjetjen e vrasësit së vajzës së saj, me protagoniste Frances McDormand.

McDormand fitoi çmimin e aktores më të mirë në një film dramë në një garë me Meryl Streep (The Post), Michelle Williams (All the Money in the World), Sally Hawkins (The Shape of Water) dhe Jessica Chastain (Molly’s Game).

Filmi më i mirë komedi ose muzikal u shpall “Lady Bird,” historia e një vajze që rritet e bëhet ngadalë grua. Aktorja protagoniste, Saoirse Ronan, mori çmimin e aktores më të mirë në një film komedi a muzikal.

Ndërsa aktori më i mirë në një film komedi a muzikal për 2017-n është James Franco, për rolin e tij në filmin “The Disaster Artist”.

Çmimin e aktorit më të mirë në një film dramë e mori Gary Oldman, për punën e tij në “Darkest Hour”, një film i vendosur në Luftën e Dytë Botërore. Fati i luftës a paqes varet nga Winston Churchill, luajtur nga Oldman, në a do të negociojë a do të hapë zjarr

“The Shape of Water” i dha regjisorit Guillermo del Toro çmimin e më të mirit për 2017-n. Ngjarjet ndodhin në vitet ’60, në një qendër sekrete kërkimore qeveritare. Një sanitare formon një marrëdhënie unike me një krijesë ujore që mbahet e kyçur.

Të tjerë fitues:

Aktorja më e mirë dytësore në një film – Allison Jannely, “I, Tonya”

Aktori më i mirë dytësor në një film – Sam Rockëell, “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”

Kolona zanore më e mirë në një film – “The Shape of Water”

Kënga më e mirë në një film – “This Is Me” “The Greatest Showman”

Skenari më i mirë – “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”

Filmi më i mirë në gjuhë të huaj – “In the Fade”

Filmi më i mirë i animuar – “Coco”

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *