Kulturë, Lajmi kryesor

Gjuha shqipe në Greqi luftohet si ‘gjuhë e turpit’

Lithoksou njihet si njeri nga autorët edhe studiesit më me zë në luftën për njohjen e minoriteteve në Greqi. Ashtu si pjesa me e madhe e grekve edhe ai është një shartim midis një nënë arvanite edhe një babai vlleh, por, nga kontaktet personale, deklaron se nuk e njeh gjuhën shqipe. Në shkrimin në fjalë Dhimitër Lithoksou godet shumë ashpër shitjen e gjuhës shqipe nga arvanitët të cilët e tradhetuan lehtësisht edhe pa asnjë rezistencë. Bëhet fjalë për mospërdorimin e saj në shkollim edhe administrat pasi të gjithë e dimë se arvanitët në familjet edhe festat e tyre flasin edhe këndojnë shqip.)Nga Δημiτρη Λιθοξoου

Përktheu: Altin KOCAQI

“Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se në shtëpinë e tij nuk do flasi shqip (ose vllahisht), të ngrihet edhe të më thoj edhe unë do ia marrë të gjitha mëkatet mbi zverk nga koha që ka lindur e deri më tani edhe do i vë të gjithë të krishterët që ta falin dhe të marri nje falje, qe edhe në qoftë se jepte mijëra e lekë, nuk do e kishte gjetur “.

Këto fjalë predikonte në disa pjesë të Maqedonisë dhe Epirit etnik shqiptarë Kosmas Etoliani.

Reference Μαρiα Μιχαiλ-Δεδε, «οι ελληνες αρβαντες», εκδ.Δωδoνη, Athinë, 1997,f.97-8 Rreth origjinës së arvaniteve janë shkruar shumë nga të cilat më te shumtat kanë mungesë serioziteti shkencor, duke qënë se autorët arvanitë përpiqen për të provuar se arvanitët janë pasardhësit e vërtetë të grekëve të lashtë, ndërsa nacionalistët shqiptarë thonë respektivisht se arvanitët janë shqiptarë.

Nuk do merremi aktualisht me origjinën e arvanitasve, por me gjuhën e tyre. Gjuha arvanite u pa nga pushteti qendror grek si e dyshimtë edhe kombëtarisht e rrezikshme, por folsit e saj , arvanitet, kurrë nuk janë konsideruar si “të dyshuar kombëtarisht” si disa të tjerë (p.sh. Maqedonisit).

Në regjistrimet kombëtare të 1928 dhe 1940, ku janë regjistruar pakicat etnike apo fetare, arvanitët nuk përmënden askund, ndërsa janë përmëndur psh katolikët grekë. Gjuha arvanitas gradualisht po humbet për shkak të mos përdorimit zyrtar në shkolla dhe në administrimin e përgjithshëm.

Në këtë humbje kanë marrë pjesë dhe vetë arvanitet, të cilët, që të bashkoheshin zyrtarisht në kombin grek, sidomos pas vitit 1922 me shkëmbimin e popullsive, u përfshinë edhe ata -pa ankesa- në ndërtimin e një kombi që do flasi vetëm një gjuhë, duke e eliminuar pjesën tjetër.

Natyrisht, vendimi i mësipërm i arvanitëve nuk ishte një eksluzivitet universal, por përshtatja vullnetare, nga ana gjuhësore, e një komuniteti gjuhësor konvergon në të gjitha komponentët e kombit, pasi komponenti gjuhësor (i cili, natyrisht, pas shkëmbimi të popullsisë u bë dominues edhe fuqizoj gjuhën e besimit fetarë) përbën plotësisht dhe në mënyrë të vetedijshme veçorin e “thelbit të një kombi”.

Futja masive e emigrantëve shqiptarë në fillim të viteve 1990 dhe damkosjet që krijuan për ata, e përforcuan edhe më shumë ndjenjën turpit edhe fajin për grekët arvanitofonë. Këto ndjenja të turpit u përpoqën ti kapërcenin disa arvanitë të cilët e deklaruan veten si pasardhës të pellazgëve, duke ringjallur thelbin e teorive të formuluara në fund të shekullit të 19-të, kryesisht nga studiues arvanitë, mbi origjinën e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve.

Eksponenti kryesor i kësaj ringjallje ishte Aristidh Kollias. Shembuj përkatës , megjithase ekuivalente me atë të arvaniteve, ka shumë nëpër botë. Ler të fillojmë nga Franca: “Askush nuk mund të supozoj se është më e dobishme për një Breton, ose një Vasco apo një francez të Navarres, që të jetë një anëtar i kombësisë franceze,.. nëse pranohet në kushte të barabarta për të gjitha privilegjet që rrjedhin nga natyralizimi francezë, … se sa të qendroj i ulur dhe i bezdisur mbi shkëmbinj, relike dhe gjysmë të egër të së kaluarës, duke u rrotullohuar rreth orbitës së vet të vogël mendore pa marrë pjesë në lëvizjen e përgjithshme të botës. “ Mill, Utilitarianism, “Liberty and Representative Government”, f 363-4 E.Hobsbawm shkruan:

“Disa kombësi të vogla nuk kanë të ardhme në qoftë se ato mbetën të pavarura […]. Për më tepër, kombësitë e vogla (Arvanitet këtu mund të shihen si një potencial etnik por që nuk e identifikojne veten kombëtarisht si Arvanite) apo edhe shtetet-kombe të cilat e pranuan integrimin e tyre në nje komb më të madhe si diçka pozitive, ose, nëse dikush preferon se pranuan ligjet e përparimit të tyre, duhet të dinë se ligjet nuk njohin disa dallime të papajtueshme mes mikrokoultourës dhe makrokoultourës.

Ndaj akoma u përshtaten me humbjen e tyre pasi nuk mundën të përshtateshin me kohën moderne “Hobsbawm, o.π. f.55-6 Kështu edhe Skocezet, pas bashkimit të 1707 hartuan përcaktimin e vetes së tyre si “Anglez te Veriut» (North Briton).

Reference Linda Colley, “Whose nation? Class and national consciousness in Britain 1750-1830, f.96-117.

Përsa i përket Uellsit, prifti Griffiths i Dissenting College në Brecknock shkroi: “Lereni (gjuha Welsh) të vdesi drejtësisht, e qetë dhe e respektuar.

Nëse kapemi pas saj, pak do të deshironin për ta shtyrë eutanazinë (vdekjen e saj).

Por, asnjë sakrificë nuk do të jetë aq e madhe për ta parandaluar vrasjen e saj”. “Reference, Parliamentary Paper, 1847, XXVII, II Brecknock,Cardigan dhe Radnor),f.67, Hobsbawm, ο.π. f.57.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *