Lajme

Gjermania parashikon transport publik falas

Qeveria gjermane po konsideron disa masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetet e mëdha, duke përfshirë lirimin e përdorimit të të gjithë transportit publik të brendshëm të qytetit

Masat e mundshme vijnë si një përgjigje ndaj kërcënimit të veprimeve ligjore nga BE-ja mbi faktin se cilësia e ajrit në Gjermani ende nuk i përmbush standardet e përshkruara nga BE, përcjell albinfo.ch.

Lajmet se Gjermania po konsideron një ndryshim kaq dramatik në politikën e transportit publik vjen nga një letër e dërguar nga tre ministra të qeverisë në BE.

Asnjë qytet gjerman aktualisht nuk ofron transport publik falas. Propozimi parasheh që qeveria federale do të mbështeste financiarisht qeveritë lokale në qoftë se ata do të merrnin për vete për të ofruar transport publik falas.

Propozimi është pritur menjëherë me kritika nga Shoqata e Kompanive të Transportit (VDV).

“Ne jemi shumë skeptik në këtë plan”, tha një zëdhënëse. “Në fund, tatimpaguesi do të duhet ta financojë atë”.

Zëdhënësja vuri në dukje se kompanitë gjithashtu do të duhet të blejnë autobusë dhe trena të ri dhe gjithashtu të punësojnë staf të ri për t’u përballur me pikën e parashikuar të kërkesës.

Rregullat do të testohen në pesë “qytete model” – Bonn, Essen, Herrenberg (Baden-Württemberg), Reutlingen und Mannheim.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *