Lajme

Gazetari i KTV-së: Kosova i humb 400 kilometra nga ‘korrigjimi’, mbetet sa një ranq fermeri

Autori i emisionit PULS, Mefail Bajqinovci ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke komentuar idenë e korrigjimit të kufijve, shkruan Periskopi

Ai pretendon të ketë dëgjuar se Kosova ia jep mbi 1 mijë kilometra katrorë Serbisë, bashkë me tri komuna veriore, Leposaviçin, Zubin Potokun dhe Zveçanin.

Sipas tij, megjithatë Kosova merr 600 kilometra me veç një qytet shqiptar, Preshevën – pa Bujanocin dhe Medvegjën. Nga një gjë e tillë, sipas kalkulimeve të z.Bajqinovci, Kosova do t’i humbiste 400 kilometra.

Ky është postimi i plotë i gazetarit në fjalë:

Nëse është e vërtetë kjo që ndëgjova se Kosova i jep mbi 1 mijë kilometra katror Serbisë bashkë me tri komuna Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.
Kosovës me këtë “korigjim” i ofrohen rreth 600 kilometra katror dhe vetëm një qytet shqiptar si Presheva por pa Bujanovcin dhe Medvegjën.
Kosova me këtë “korigjim” i humb 400 kilometra, mesiguri kēto janë ato kilometrat e “Rankoviçit” që Hasha po tenton me i shit në publik.
Me këtë ritëm të tkurrjes të do mbetemi me territor sa një ranq i një fermeri ne SHBA.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *