Lajme

Gazeta Kurir: Shqiptarët bëhen gati ta marrin Ujmanin

“Shqiptarët e Kosovës përgatiten që të shtunën në mëngjes të hyjnë në veri të Kosovë dhe ta marrin Ujmanin në mënyrë që të pamundësojnë që serbët të fitojnë diçka në Kosovë”, shkruan gazeta serbe Kurir

“Sot në orën 13 shërbimet e sigurisë së Kosovës kanë takim me kreun e pushtetit për t’u marrë vesh për detaje të këtij skenari i cili tashmë me ditë të tëra po përgatitet nëpërmes të medieve”, pretendon gazeta serbe.

Kjo gazetë pretendon se “ka zbuluar” se me ditë të tëra, me plan, janë lëshuar dezinformatat mbi konfliktin të rënë dakord më herët në mënyrë të përgatitet terreni për aksionin e nesërm.

Gazeta vazhdon se hyrja në veri të Kosovës ka për qëllim ta pamundësojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta bëjnë pozitën e serbëve të pavolitshme në negociata në Bruksel. Gjithashtu shtohet se ushtria e Serbisë, policia serbe dhe shërbimet e sigurisë janë në gjendje gatishmërie.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *