Lajme

Gati për ditën e ‘fundit të botës’… aeroplani sekret i presidentit amerikan

Ky aeroplan i veçantë është projektuar për ditën kur vjen “fundi i botës”, ose për një goditje të papritur nukleare

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një aeroplan amerikan i cili është projektuar posaçërisht të ndjek presidentin amerikan kudo që ai udhëton, në rast të një sulmi bërthamor.

Njihet zyrtarisht si “Qendra Kombëtare e Operacioneve Ajrore”, e cila u lejon presidentëve të SHBA-ve të nxjerrin direktiva dhe të marrin vendime kur janë në qiell.

“Boeing E-4B” kushton vetëm 250 milionë dollarë dhe një orë punë e tij kushton 160,000 dollarë.

Aeroplani thuhet se, ka një gamë të gjerë mekanizmash mbrojtës, duke përfshirë aftësinë për të përballuar impulset elektromagnetike.

Ekuipazhi i aeroplanit përdor instrumentet tradicionale analoge, sepse ato janë më pak të ndjeshme ndaj sulmeve kibernetike.

Megjithëse ky aeroplan nuk është një “fshehtësi”, ai është më i sigurt që brenda tij të qëndrojë presidenti në rast të një Lufte të Re të Ftohtë ose një sulmi bërthamor.

Ndryshe nga aeroplani ceremonial dhe i rehatshëm “Air Force 1”, dhoma kryesore është një “e luftës”, në të cilën ulën në dhjetëra analistë ushtarakë, strategë dhe asistentë për komunikim.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *