Ekonomi

Gashi konfirmon se vendimin për rritje të pagave nuk po e zbaton Bedri Hamza

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën, zyrtarët e qeverisë ende nuk i kanë marrë pagat me rritje. Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, i ftuar në emisionin “Frontal” në T7, thotë se ky vendim nuk po zbatohet derisa kjo çështje të inkorporohet në Ligjin e Pagave

“Edhe Ministri i Financave sikurse zyrtarja e BE-së po kërkon që rritja e pagave të inkorporohet në Ligjin e Pagave”, ka thënë Fatmir Gashi, për Frontal, transmeton Gazeta Express.

Javën që lamë pas Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën.

Kryeministri Ramush Haradinaj vetëm disa muaj pas ardhjes në Qeveri vendosi që të rriten pagat deri në 100 për qind për kabinetin qeveritar.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *