Kulturë, Lajmi kryesor

Frigjianët (brygget) – nga lashtësia jonë pellazge

Sipas Enciklopedisë së Madhe Greke, botim i vitit 1932, vol. 19, fq. 873 thuhet: “Pellazgët janë stërgjyshër të shqiptarëve të lashtë që banonin në pjesën më të madhe të botës që njihej asokohe. Ata ndërtuan vepra me vlera kolosale që ia lanë trashëgim njerëzimit” ( shikoni hartën në të kuqe)

Pjesë e lashtësisë sonë pellazge ishin edhe frigjianët ose brygget; “Frigjianet shtriheshin gjerësisht ne Dasaretin e lashte, ky popull, një grupfis i madh midis ilirëve dhe trakëve, ka qenë në lashtësi një nga popujt më të rëndësishëm të botës së njohur. Rilindësit tanë i kanë klasifikuar si një prej 3 grupeve të mëdha etnike nga ku ne rrjedhim. Dyndjet frigjiane kanë kolonizuar Azinë e Vogël diku para 1500 (p.e.s). Frigjët u shpërngulën atje si pasojë e një fatkeqësie t rëndë natyrore që shkaktoi shumë epidemi e katastrofa të mynxyrshme, aq sa të tjerët i quajtën ‘frikacakë’, prandaj dhe: FRIG = Frikë. Kishin frikë prej atyre mynxyrave të përbindshme t tokës”.

Shikoni hartat e mësipërme. Pse ne duhet të jemi inferiorë ndaj historisë sonë të lashtë. Pse ne duhet t`iu besojmë spekulimeve fatkeqe për ne, nga grekët e ardhur në tokat tona vetëm 700 vjet para epokë së Re? Edhe një herë, shikoni hartat e mësipërme dhe e gjeni vetveten aty diku në më shumë vend sesa ku sot jetojmë.

Fiset (kombet) që u shpërngulën nga Evropa Mesdhetare më shumë për në Azinë e Vogël (ku shtrihet sot Turqia), përmbi malet Taurus, ishin pelasgi, brigjët (phrygians), lidianët, karianët, misianët, lisianët, kaunianët, si dhe matienët (degë e lelegëve) duke shtyrë nga Jug-Lindja e Azisë së Vogël popujt semites – solymi dhe pisidae. Të shkruarit me emrin Ballkan të zonës që romakët e thirrën Paeninsula Illyrica ose Illyricum prej Dravës, Savës, Danubit, Adriatikut e përgjatë gadishullit ku banuan pellazgo-ilirët, në ditë e sotme krijon qëllimisht përhumbjen e qytetërimit pellazgo-ilir, sidomos nga shkruesit filohelenë evropianë që dendin me konfuzion edhe sot audiencat universitare të Perëndimit (shkruan Artur Vrakaj në «Brigjët, duke ndjekur gjurmët historike të një populli ilir»).

«Herodotus deklaron se : “Fise shumë të sigurta pellazgjike në kohën e tij flisnin një gjuhë barbare”.
2)Brigjët, ky popull Ilir është quajtur që nga Homeri, Hesiodi, Herodoti, Xanthus, Straboni, Pindar, Ptolemi, Stephan Byzantinus e të tjerë autorë të lashtë si dhe anglishtfolësit e këtyre tri shekujve të fundit me emrat briges, brygoi, brygi, bryges, phrygian, fryges dhe frigjët. Kurse në artikuj studimorë të shkruar në shqip shkruhen brigjët. In Eugammon Telegony, shkruar në shek. e VI thuhet se Odiseu (në vitet 1180 BC – 1170 BC) komandoi thesprotët për herë të parë pa sukses kundër brigjëve (brygi), pasi ai ishte kthyer në Itakë. Ky fakt është vërtetuar nga gjetjet arkeologjike në Kiperi dhe pak kilometra prej Çitadel Mikeniane mbi Nekiomanteion, në luginën e lumit Akeron.

Në periudhën pas vitit 1080 BC (brigjët) briges mbajtën pjesën më të madhe të Maqedonisë të pjesës perëndimore të lumit Vardar, Pelagoninë dhe Shqipërinë Qëndrore. Në legjendën themeluese të Epidamnus, në të cilën pushtuesit pri-Korinthas janë numëruar (Appian, BC 11,39), brigjët mbajtën zonën pas Heracles dhe përpara taulantëve, një fis ilir. Edhe pas shpërnguljes nga Traka në Azi të Vogël gjendeshin disa brigjë (briges) në brendësi të Epidamnus ( Ps-Scymnus 434) dhe në veri të Pelagonia, ku një nga qytetet e tyre quhej Brygae ( St. Byz, Brygias and Bryx). Këta brigjë (briges) të Evropës ishin sigurisht me lidhje me brigjët (phryges) të Azisë së Vogël, sepse njëllojshmëria e poçerisë përgjatë shek. 12 BC në Maqedoni dhe në Trojën VIIb janë shumë të shënuara» (po aty).

Herodoti nënvizon se “Në qoftë se unë mund të përmbledh prej këtyre pellzagëve që janë vendosur në Placia dhe Skylace në Hellespont (Dardanele) dhe ata që njëherë u përballën me Athinjotët e çfarëdo qyteti tjetër, të cilët megjithëse pellazgë të vërtetë, kanë ndryshuar emrin e tyre; në qoftë se unë mund të lejohem të përmbledh prej kësaj, pellazgët flisnin një gjuhë barbare” . 9) Pas rënies së hititëve, përreth 1180 pk, Azia e Vogël përjetoi ardhjen e fiseve të gjuhës indo-evropiane kryesisht prej një aristokracie kalorsiake, kështu i njohin grekët sipas Homerit dhe të quajtur sipas Herodotit brygoi, phrygian që në gjuhën shqipe u themi brigjë.

Duke iu referuar popullimeve të vendbanimeve të këtyre fiseve pellazgo-ilire si dhe traditave të trashëguara në Illiricum, Maqedoni dhe Trakë, të paktën çfarë kemi të shkruar nga Herodotus (III.73) se brigjët (phrygians) kaluan kanalin e Dardaneleve (Hellespont) për në Anatoli (ku shtrihet sot Turqia) nga Traka ku deri atëherë ata ishin njohur si bryges ose briges.

Brigjët ishin më shumë të vendosur në veri-perëndim të Anatolisë, pothuaj në gjysmën e Turqisë së sotme. Ata zotëruan më shumë edhe ato vende ku më parë ishte mbretëria pellazge e hititëve. Në Gordion (ish-vendbanim i hititëve), që ishte edhe kryeqyteti i brigjëve, gjetjet arkeologjike shënojnë 900 vjet BC dhe papritur paraqiten në korrespondencë me punimet e poçerisë në illyricum e gjetkë dhe më tej humbasin pasi bërësit e tyre asimilohen si fuqi e Anatolisë.

Por t`i kthehemi vendit nga ku ishin, «Frigjianët ishin shumë të lashtë dhe jetonin në trevat e njëjta ku jetojmë ne sot, edhe me gjerë. Është përfolur shumë gjatë gjithë kohërave për formën e kapelës, ose thënë me saktë, për plis-qeleshen mbartëse të tyre. Atë e hasim edhe në monedhat romake, për shembull në atë të Brutit, që quhej Pileus libertatis (Plisi i lirisë) si dhe Frigjian cap njëkohësisht.

Plisi i frigjanëve dallonte në formë sipas trevave ku ata jetonin. Kjo lloj qelesheje është vetë plisi ynë, që janë shumë të ngjashme, por dallojne vetëm në cep, siç dallojnë dhe plisat tanë sipas trevave ku jetojmë! Tani dua t’i afrohem titull vemjes “Frigjianët, edhe sot në mjedisin tonë”. Rrethanat e Strugës mbajnë dëshmi të plota sa i përket pasqyrimit historik, por fati i keq do që ato të mos fliten ose të fliten me anë të manipulimeve dashakeqe, duke shtrembëruar përgjithmonë edhe ato pak dëshmi që populli ynë i mban të thurur në brezin e gojëdhënave (e huazuar nga #ANCIENTILLYRIANS).

Nga Artur Vrakaj mbajta në mend edhe këtë: “Mbetet më shumë për të bërë nga historianët, gjuhëtarët, muzikologët dhe arkelologët shqiptarë për të hedhur më shumë dritë mbi gjetjet e deritanishme që vërtetojnë se ka mbretëruar ky popull ilir, brigjët, që vërtet kanë lënë gjurmë prej Durrësit, Apollonisë, pjesës perëndimore të lumit Vardar, më tej në Trakë si dhe në Azi të Vogël në Turqinë e sotme».Konica.al

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *