Sport

Formacioni i frikshëm i Juventusit me Ronaldon e Bonuccin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegrit, pas ndeshjes me “MLS All-Stars” ku ekipi i tij fitoi me penallti, konfirmoi se Leonardo Bonucci do të rikthehet te bardhezinjtë pas një viti, ndërsa Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain kanë marrë drejtimin e kundërt, drejt Milanos

Kjo është një goditje e madhe në merkato për Juven, pas transferimit të shekullit, Cristiano Ronaldos nga Real Madridi për 100 milionë euro.

Juve vazhdon të ëndërrojë Championsin, ëndërr të cilën duan ta bëjnë realitet dhe me skuadrën që kanë ndërtuar, pasi kanë transferuar edhe Cancelon e Emre Canin, atëherë mund ta ngritin lartë trofeun me veshë.Mediet në Itali kanë publikuar skuadrën e frikshme të Juves, nga dy lojtarë në çdo pozitë, teksa 11-shja do të jetë si kurrë më parë; Szczęsny, Sandro, Chiellini, Bonucci, Cancelo; Can, Pjanic, Matuidi, Dybala, Costa dhe Ronaldo. /Insporti.com/

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *