Sport

Florian Marku i papërmbajtshëm, deklason boshnjakun në ring (video)

Një kikboksier i tillë energjik dhe i papërmbajtshëm, me lëvizje mbresëlënëse në ring dhe njëherësh një sportist i paparashikuar, Florian Marku regjistroi suksesin e radhës, duke fituar një duel mjaft të fortë me një kikboksier boshnjak, të cilin e gjakosi në ring. Bëhet fjalë për sporte marciale në kafaz, mjaft të vështira dhe brutale

Florian Marku është një sportist shqiptar nga Lushnja i “kickbox”-it, që e ushtron aktivitetin e tij në Selanik të Greqisë dhe ka si trajner grekun George Armagos. Një natë më parë, Marku, i cili u shoqërua për në ring nga një i ftuar special si Noizy, mposhti rivalin e tij pas një goditjeje të fortë në fytyrë, duke e lënë të gjakosur në ring. Ndeshja përfundoi me dorëzimin e boshnjakut Xhevat Mutfic, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë e “kickboxer”-it shqiptar. herën tjetër ai ka premtuar të organizojë ndeshje në Shqipëri.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *