Lajmi kryesor, Lifestyle

Flet 15 – vjeçarja, që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me zyrtarin Komunal të Ferizajt

Vajza vetëm 15 vjeçare, tash e një javë është mbyllur në shtëpinë e saj. 15-vjeçarja me inicialet E.B, nga Komuna e Ferizajt, thotë se ka arsye të fort që nuk don të ketë kontakt me njerëzit e tjerë.
E mitura thotë se zyrtarët Komunal dhe disa punonjës tjerë brenda këtij objeki institucional, që nga java e kaluar përhapen propagand në qytet se ajo ishte vetmuar për rreth tre orë në njërën nga zyrat e Komunës

Duke mos pasur ndjenjën e fajit, E.B, në një intervist ekskluzive për arbreshi.info shpalos detajet se për cfarë ishte të mërkurën e 7 shkurtit në zyrën e Rexhep Bajrami, shef i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt, e ku po dyshohet se me pjesëtarin e komunitetit ashkali, ka kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij.

E mitura, ka hedhur poshtë akuzat se në zyre ka kryer mardhënie seksuale me 53 vjeçarin, për të cilin thotë se e njehë që nga muaji prill i vitit të kaluar. E mitura E.B, është nxënëse në klubin e karates ku pronar është Rexhep Bajrami. Njejtë sikurse i dyshuari tjetër Rexhep Bajrami, edhe e mitura thotë se në zyrën e tij kishte shkuar për të kërkuar shumën prej 10 euro që i nevojiteshin për të blerë një palë syze.

E mitura i është kundërpërgjigjur edhe akuzave që Bajrami të premten e kaluar bëri në intervisten për arbreshi.info, se vajza përdorë drogë dhe merret me gjëra tjera të cilat e kanë devijuar.

Ajo pranon se vitin e kaluar kishte pasur një lidhje dashurie më një 20 vjeçar të komunitetit ashkali.
E.B, thotë se ishte detyruar, kërcënuar nga ai që të denonconte Bajram Rexhepin se po e ngacmonte seksualisht. Për këto dhe shumë detaje tjera rreth zhvillimeve në këtë rast të ndjeshëm, ndiqeni intervistën:

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *