Lajme, Lajmi kryesor

Flamuri kombëtar ende i mohohet Kosovës

Qytetarët janë duke e shprehur revoltën e tyre në mënyra të ndryshme. Ata janë tepër të indinjuar me heqjen e Flamurit Kombëtar. Arti është njëra prej formave përmes së cilës shprehen të revoltuarit. Faton Fazlija është shprehur përmes një karikature që thotë shumë për atë që po ndodh në Kosovë

Shqiponja si simbol i Zotit

Kështu e përshkruan historinë e flamurit tonë kombëtar historianja e njohur Elena Kocaqi

Flamuri shqiptar është flamuri me i vjetër në botë. Ne antikitet shqiponja ishte symbol i Zotit, i lirisë, i fuqisë. Shqiponja ishte zogu hyjnor qe lidhte Zotin me njeriun. Pellazgët jane i vetmi popull në të gjithë historinë e njerzimit qe quheshin popull hyjnor dhe shqiponja ishte simbol i Zeusit Pellazg, i Pirros, i Aleksandrit të Maqedonisë, i Konstandinit të Madh, i Justinianit,i Arianit Komenenit, i Skenderbeut madje edhe kombet qe kane origjine nga Iliret e kane trasheguar si symbol, por ne gjenez ai ju perket shqiptarëve si pasardhës të pellazgëve. Ky flamur ka pasur edhe diellin ne mes te dy kokave te shqiponjes qe ishte symbol i ilireve dhe i Aleksandrit të Madh. Emri shqiptar simbolizon shqiponjën hyjnore, dhe emri Alban, Ilir, Arber simbolizon diellin nga rrenja ill, diell, pra si popull i yllit, i diellit, i dritës. Pra, shqiponja tregon se populli shqiptar ne origjinen e tij është popull hyjnor dhe i dritës.

Në vend të këtij flamuri sot në Prishtinë po valëvitët Maskota e ndërkombëtarëve

Pas shumë diskutimeve në opinon se përgjegjësi e kujt ishte vendosja e flamurit të Kosovës te Rrethi, e madje, edhe alternativave për ta gjetur zgjidhjen e duhur, në mëngjesin e ditës së sotme, në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në hyrje të Prishtinës po valëvitet flamuri i shtetit.

Mbrëmjen e ditës së martë pati kundërshtime të shumta nga qytetarët që nuk pajtoheshin që flamuri kombëtar të hiqej nga rrethrrotullimi dhe të vendosej ai i Kosovës. Përveç këtyre problemeve, pati edhe nga ato teknike që pamundësuan vendosjen e tij pa ndërhyrjen e KEDS-it dhe të zjarrfikësve.

Por, kur zjarrfikësit po ulnin flamurin kombëtar, nga vetura ku po qëndronte flamuri i Kosovës u thye xhami dhe flamuri u vodh. Duke mos pasur zgjidhje tjetër, një flamur me përmasa të vogla u vendos në hyrje të kryeqytetit.

Edhe pse është paralajmëruar që sot do të ketë protestë në lidhje me heqjen e flamurit kombëtar “Te Rrethi”, në këtë vend nuk ka ndonjë protestues, përveç kalimtarëve të rastit.Në vendin ku mbrëmë është vendosur flamuri shtetëror në vend të atij kombëtar janë forca të Policisë.Njëri nga kalimtarët që po vëzhgonin nëse ka ndonjë protestues, Adem Miftari , largimin e flamurit kombëtar e ka konsideruar si hajni.

Ai ka propozuar që flamuri kombëtar i cili mbrëmë u largua të vendoset tek rrethi për Veternik. Sipas tij duhet të bëhet ky veprim pasi që qytetarët janë të mllefosur.Në vendin ku është paralajmëruar protesta qarkullimi po vazhdon normalisht.Ndryshe mbrëmë vonë flamuri shqiptar është zëvendësuar me atë shtetëror për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Në rrjetet sociale ka pasur shumë komente e debate lidhur me heqjen e Flamurit Kombëtarë. Më sa duket më së rëdi këtë veprim e ka përjetuar intelektuali më i zëshëm i çështjeve politike Jusuf Thaçi, i cili në një postim në Facebook shkruan:

Në momentin që kryeministri i Kosovës ka urdhëruar poshtërimin e flamurit kombëtar, ai më nuk ka asnjë kredit të mbajë leksione morale e patriotike për simbolikën, vlerën e rëndësinë e flamurit kombëtar.

Po të kishte vlerë e rëndësi flamuri kombëtar për kryeministrin, ai do të kërkonte që flamuri shtetëror të vendosej krah atij kombëtar e kurrsesi ta zëvendësonte atë.

Sot Ahtisari e poshtëroi Skënderbeun, Ismail Qemalin e Adem Jasharin.

Turpi qoftë mbi të gjithë ne që flasim shqip!

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *