Kulturë

Filmi që mori 5 çmime, triumfon në “BAFTA”

E nominuar nëntë herë nga “BAFTA” (“British Academy Film Awards”), filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” arriti të merrte mbrëmjen e së dielës pesë çmime këtë vit

Yjet u shfaqën për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që u mbajt në sallën “Royal Albert” në Londër, për të parë filmin që arriti të merrte me vete çmimet kryesore të mbrëmjes.

Filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, që flet për një grua që kërkon drejtësi për vrasjen e vajzës së saj mori çmimin e parë.

Akademia Britanike për Film dhe Artin Televiziv i ndau çmimin aktorja më e mirë në rolin kryesor Frances McDormand, që luan rolin e nënës në këtë film.

“Three Billboards…” mori edhe çmimet ë për filmin e shquar britanik dhe skenarin origjinal më të mirë. Romanca fantazi “The Shape of Water” mori tre çmime, duke përfshirë edhe atë për regjinë më të mirë, të cilin e mori regjisori Guillermo Del Tor.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *