Lajme, Lajmi kryesor

Fillon seanca ndaj deputetëve të VV-së

Ka filluar seanca ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit, të akuzuar për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Prezent janë dëshmitarët deputetët Naser Osmani dhe Bekim Haxhiu. Në cilësinë e dëshmitarëve mungojnë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra e ka ndaluar transmetimin e drejtpërdrejt të seancës.

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani në dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes ka thënë se nuk i kujtohet kush e ka hedhur gazin lotjsellës në Kuvend.

Ai para trupit gjykues ka thënë se për të parë se kush e ka bërë një gjë të tillë ekzistojnë incizimet, njofton Klan Kosova.Në seancën e sotme ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit që akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pritet të dëshmojë edhe Bekim Haxhiu nga PDK-ja.

Sipas aktakuzës së ngritur në dhjetor 2015, katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Gjykimi ka të bëjë me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *