Ekonomi

Falja e borxheve, LDK do ta çojë në Kushtetuese vendimin e Haradinajt

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për falje të borxheve disa kompanive private

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, ka thënë se kryeministri ka bërë shkelje dhe për këtë mund të ketë pasoja.

“Faljen e borxheve mund ta bëjë vetëm Kuvendi i Kosovës”, ka theksuar Hoti në “Rubikon” të KTV’së.
“Ne kemi pasur një përvojë në qeverinë paraprake me faljen e borxheve tatimore, jo tantiemeve”, ka treguar ai.

“Ne e kemi bërë atë me ligj, pas marrjes së opinionit ligjor nga Ministria e Financave, nga zyra e Kryeministrit. Na kanë thënë juristët se kjo çështje në aspektin kushtetues i takon vetëm Kuvendit”, ka thënë Hoti.

I pyetur se cilat mund të jenë pasojat, ai ka thënë se mund të ndodhë “shkarkimi i Kryeministrit nga ana e Gjykatës Kushtetuese”.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *